Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Malin e Zi Ernal Filo. Dekreti është firmosur nga Presidenti më datë 24 maj, ndërsa tashmë pritet emri i ri i ambasadorit të Shqipërisë në vendin fqinj.
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Ernal Filo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10793
Tiranë, më 24.05.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
Ambasadori qe na dha shpresen, qe na perkrahi dhe qe na mbrojti me gjitha fuqite e veta! Shqiperaret e Malit te Zi me shkuarjen e tij do te humbin shume!
PërgjigjuDiplomat i shkëlqyer. Ky lloj diplomati duhet dërguar ne vende ku Shqipëria ka interesa gjeopolitike.
Përgjigju