-
Moska goditi rezidencën e ambasadorit të Shqipërisë në Kiev, reagon delegacioni i BE: Dënojmë ashpër sulmin! Të kujton brutalitetin e luftës ruse në Ukrainë
Sulmi rus në Kiev, i cili goditi edhe kompleksin e pallateve ku banon ambasadori shqiptar Ernal Filo, është dënuar ashpër edhe nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Delegacioni i BE-së thekson se nga sulmi u rrezikua jeta e ambasadorit, teksa shton se këto goditje janë pasqyrë e brutalitetit të luftës së Rusisë në Ukrainë.
24 Maj, 20:47 -
Sulmi i Moskës në kompleksin ku jeton ambasadori shqiptar, Ministria e Jashtme për Report Tv: I dorëzuam notë verbale ambasadorit të Rusisë në Tiranë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alteo Hysi, tha për Report Tv se pasi forcat ruse goditën me raketa kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, kanë zhvilluar një takim me ambasdorin rus në Tiranë.
24 Maj, 19:12 -
Sulmi rus në kompleksin ku banonte në Kiev, ambasadori Filo për Report Tv: Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm! U përdorën raketa të ndryshme
Në një lidhje direkte me Report Tv, ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo, rrëfen për sulmin rus me raketa që preku edhe rezidencën në Kiev ku ai banon. Sulmi nisi rreth orës 10 të mbrëmjes të së shtunës dhe përfundoi rreth orës 06:00 të mëngjesit.
24 Maj, 11:24 -
Ekskluzive/ Report Tv siguron pamjet pas sulmit rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev (VIDEO)
Pamjet tregojnë pasojat e sulmeve me breshëri raketash, ku është prekur edhe kompleksi ku banon ambasadori Ernal Filo. Ai thotë se sulmet kanë vijuar nga mbrëmja e së shtunës deri në mëngjes.
24 Maj, 08:34 -
Rusia godet me raketa kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Report Tv siguron pamjet! Filo: Pashë vdekjen me sy! Hoxha: E papranueshme
Ministri Hoxha bën thirrje për ndalimin e këtyre sulmeve nga ana e Rusisë dhe kthimin në negociata. Gjithashtu njofton se ambasadori rus në Shqipëri, Alexey Zaytsev, është thirrur për shpjegime.
24 Maj, 07:47 -
-
-
Shqipëria për herë të parë hap ambasadë në Ukrainë! Ernal Filo kandidat: Do inkurajojmë Kievin të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës
Ernal Filo mori dritën jeshile nga Komisioni për Politikën e Jashtme për të qenë ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Ukrainë.
29 Maj 2024, 15:10 -