Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është i pranishëm në punimet e sesionit të 73-të të Asamblesë së OKB-së. Lajmin e ka bërë publik vetë ai me anë një postim në Twitter.

Presidenti Meta në OKB

‘Filloi sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit në rajonin e Europës Juglindore dhe botës mbarë’

Postimi i Presidentit Ilir Meta në Twitter

Një ditë më parë, Presidenti Meta, mori pjesë në seancën solemne për Nelson Mandelën dhe në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për problemet botërore të drogës.