Presidenti Meta çel sezonin turistik në Skrapar: Së shpejti një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në rajon

Presidenti Meta çel sezonin turistik në Skrapar: Së shpejti një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në rajon

Presidenti i vendit, Ilir Meta në çeljen e sezonit turistik në Skrapar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga Ambasadori i Kuvajtit, Kinës. Serbisë, Sllovakisë dhe Polonisë, ishte i pranishëm në ceremonitë festive të organizuara nga Bashkia Skrapar me rastin e çeljes së sezonit turistik, duke zhvilluar një vizitë pune për të promovuar bukuritë natyrore dhe turizmin, etapa e parë e të cilave ishte në kanionet e thepisura të lumit Osum duke bërë “rafting”.

Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti hapjen e sezonit turistik, duke përuruar Panairin e përvitshëm të Produkteve Bio të Skraparit, ku ishin ekspozuar prodhimet e zonës, i shoqëruar nga Kryebashkiaku, Nesim Spahiu dhe autoritet vendore, deputetë të zonës, etj. Në fjalën e Tij Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që:

Marr pjesë në këtë ceremoni për të çelur sezonin turistik, por njëkohësisht edhe për të festuar 9 Majin, Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores ndaj Fashizimit! Dhe këtë të fundit më mirë se në Skrapar, që është krahina e parë e çliruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, vështirë ta festosh dikur tjetër. Është e vështirë të gjesh dhoma në Skrapar për të sjellë miq e të ftuar, dhe kjo është një gjë pozitive ashtu sikurse është edhe një sfidë, sepse rritja e turizmit dhe e vizitorëve kërkon edhe rritjen e kapaciteteve akomoduese. Kërkon edhe përmirësimin e infrastrukturës, por kërkon edhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe në mënyrë të veçantë, kërkon edhe ruajtjen e traditave të zonës, të karakteristikave të saj më specifike, të cilat do t’u lënë mbresë vizitorëve vendas apo të huaj. Ndaj edhe ky Panair i produkteve të zonës është shumë i rëndësishëm dhe mjaft nxitës për zhvillimin e mëtejshëm të gjithë zonës. Ashtu sikurse turizmi dhe zhvillimi i bujqësisë janë mjaft të ndërlidhur me njëri-tjetrin dhe njëkohësisht janë një mundësi e shkëlqyer për të gjitha familjet që të përfitojnë përmes punës së tyre. Falënderoj Kryetarin e Bashkisë, zotin Nesim Spahiu për punën dhe angazhimin e tij, për transformimin e kësaj Bashkie, si dhe gjithë stafin e të gjithë qytetarët dhe banorët! Do të bëjmë çdo gjë që të mbështesim këtë vizion, këto projekte, pavarësisht se vështirësitë nuk janë të lehta!. Kushdo që viziton Skraparin ndihet i impresionuar nga bukuria e zonës, nga traditat e nga mikpritja dhe mezi presin të rikthehen përsëri këtu. Sigurisht që e ardhmja e Skraparit mbështetet fort te turizmi, te bujqësia, te ruajtja e traditave të kësaj zone në të gjitha sferat. Dua të theksoj besimin se Skrapari shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin, sepse vende të tjera investojnë për të krijuar mjedise artificiale për ‘rafting’, kurse ne i kemi unikale dhe të papërsëritshme edhe në krahasim me vendet më të njohura e më të mëdha. Por nuk është vetëm kaq: turizmi është i gjithanshëm, është edhe kultura, historia, gjithçka që ka të bëjë me traditat dhe veçantitë e një zone të tillë. Mendoj se duhet t’i kushtojmë vëmendje ruajtjes së këtyre karakteristikave të veçanta që e dallojnë Skraparin nga krahinat e tjera të vendit. Ndërsa duke folur  për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Gjithashtu Presidenti Meta vuri në dukje se:

Sot është edhe Dita e Evropës. Me këtë rast besoj se jemi në një moment pozitiv, i cili me punë dhe me më shumë përqendrim mund të finalizohet me një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian gjatë muajit qershor dhe po të punojmë edhe më mirë të gjithë së bashku do të jemi edhe më të përqendruar te sfidat, me të cilat ndeshet vendi dhe familjet shqiptare. Jam i sigurt se ky vendim mund të jetë shumë i suksesshëm dhe i tillë duhet të jetë. Kështu që gëzuar 9 Majin! Një sezon të mbarë turistik dhe mbarësi në familjen tuaja!.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta

( Presideni i vendit, Ilir Meta në panairin e produkteve të zonës së Skraparit )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?