Presidenti Meta përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Mal të Zi: Suksese, veprim i mençur

Presidenti Meta përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Mal të Zi: Suksese, veprim i mençur

Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur këtë të  mërkurë marrëveshjen e partive shqiptare në Mal të Zi, të cilat kanë formuar një koalicion të përbashkët për zgjedhjet lokale  që do të mbahen më  3 mars në komunën e Tuzit.

Teksa e konsideron një veprim të mencuar të udhëheqësve politike shqiptarë, në Mal të zi Meta shprehte besimplotë  se kjo është një fitore  për komunën dhe një shembull i bashkëjetesës në një shoqëri. Tuzi është historikisht një qytet me shumicë shqiptare, atje ka edhe disa grupe të vogla etnike, si boshnjakë, malazezë etj. 

"E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit. Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera", shkruan Presidenti  Meta ne rrjetin social.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë