Opinioni paraprak i Venecias për emërin në Kushtetuese/ Meta: Askush të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin

SHKODER- Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Shkodra për opinionin paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me përplasjet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. duke e cilësuar atë të fundit një çështje të drejtësisë që askush të mos dalë mbi kushtetutën dhe ligjin, ndërsa refuzoi të komentonte opinionin paraprak duke e quajtur si dokument konfidencial.

"Nuk mendoj se është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruajtur. Është çështje e drejtësisë e hetimit që të bëjë veprojë,me mënyrat e duhura që aksush të mos dalë mbi kushtetutën dhe ligjin. Nuk e komentoj se ky dokument ka pasur një konfidencialitet", u shpreh Meta.

Komisioni i Venecias përgatiti opinionin paraprak lidhur me përplasjet mes parlamentit dhe presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Interpretimi i Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, është i arsyeshëm thuhet në raport ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pasur një sërë mangësish deri tek vendimet që Venecia i quan “të diskutueshme” në vitin 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë