Në deklaratën e Presidenti Meta thuhet se gjatë takimit është shkëmbyer rreth sfidave dhe potencialeve që ka vendi ynë si një faktor i rëndësishëm në rajon.
Presidenti Meta ka siguruar anëtarët e grupit se do të kenë mbështetjen maksimale për projektet zhvillimore, ndërsa ka theksuar se mbështetja kyçe do të jetë rinia e vendit.
Njoftimi i plotë i shërndarë për mediat nga zyra e Presidentit të Republikës Ilir Meta:
Sot pata kënaqësinë të takoja në një darkë miqësore anëtarët e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
Michaeli dhe kolegët e tij prej vitesh kanë kontribuar në projekte zhvillimore ekonomike dhe sociale për vendin, të cilat janë kthyer në histori suksesi dhe burim inspirimi.
Diskutuam dhe shkëmbyem ide rreth sfidave dhe potencialeve që ka Shqipëria për të qenë një faktor i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë.
Fondi do të ketë mbështetje maksimale të Presidentit të Republikës për të avancuar me një axhendë të larmishme të projekteve zhvillimore, sidomos në fushën e edukimit, me fokus kryesor investimin tek rinia shqiptare si garancia e vetme për një shoqëri me prosperitet, me mirëqënie dhe të ardhme.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com










