Presidenti Meta takon liderin e Vetëvendosjes dhe zbulon për cfarë biseduan

Presidenti Meta takon liderin e Vetëvendosjes dhe zbulon për cfarë biseduan

Ilir Meta dhe Albin Kurti

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kreu i shtetit shqiptar zbulon se gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në mbrëmje në një takim të veçantë Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe të forcimit të perspektivës europiane jo vetëm të Shqipërisë e të Kosovës, por të gjithë rajonit tonë ishte temë kryesore.

Në këtë drejtim theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t'i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon. Vlerësova se Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe arritjen e konsensusit të plotë për një dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë” shprehet Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 13/01/2019 15:07

    Turp te qofte albin kurti,ke deshpruar edhe ata fanatiket me te mdhej shqiptar qe dikur tek ti shifnin dike qe mund te beje diqka ndryshe per kosoven dhe kombin,por qe do vish ne kete deregje sa ta quash isa mustafen nga dikur tradhetar dhe sherbetor te millosheviqit ne patriot te deshmuar,apo sali berishen nga nje njeri i millosheviqit ne patriot vetem se ka ftyre ta shaje çdo ke e sidomos pas fyrjeve dhe sharjeve ndaj Thaqit,apo ilir meta qe dikur per ty ishte nje hajdut dhe paterice e berishes,tash paske biseduar me te per qeshtje me rendesi kombetare,nderkohe qe ste ban pershtypje ty as metes se serbi fazlliq ishte kshilltar per siguri kombetare i sali berishes dhe kishte qertifikaten e sigurise kurse qenka krim qe ate ta kete Caka,nje djale i ri dhe i pandyre si meta e sali berisha qe sdo mend edhe ti personalisht qe nga nje hero dikur u ktheve ne nje hajdut per shume shqiptar,prandaj albin nuk kisha dashur kurre te te shof ne kete gjendja pasi kam shpresuar tek ti e VV si shpetimtare e kosoves dhe kombit,e siq po vazhdon ti tash skam asnje dyshim se nje dite do te ulesh ne mes sali berishas e millosheviqit bashke me meten e isa mustafen per te bere ate "marreveshjen historike" qe pos per ju per te gjithe shqiptaret dhe bota do te ishte marreveshje e turpit dhe fundi i ndyre i juaj,rri me meten ti albin se ne zgjedhjet e ardhshme do te shofesh se ne cilin kosh plehrash do te vendose populli siq e vendosen sali berishen e ilir me(q)ten.

    Përgjigju
  • Luleza: 09/01/2019 09:00

    Keta te dy dhe Salushi kane biseduar se si ta bejne kaos Shqiperine qe te mos kete kohe njeri te merret me hajduterine dhe krimet e Salushit dhe Likes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë