Presidenti, Meta takon Ruçin
më pas dhe Edi Ramën

TIRANE- Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar dje në mbrëmje. Burime të Shqiptarja.com konfirmojnë se dy liderët e PS dhe LSI kanë zhvilluar një takim për zgjedhjen e presidentit, edhe pse ende nuk është marrë vesh se cfarë është diskutuar. Por ky takim erdhi pas një takimi të mëparshëm, për të cilën shqiptarja.com disponon edhe fotot. Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Ilir Meta, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim janë ulur dje pasdite në bar kafenë e Sheratonit për të diskutuar mbi emrin e kandidatit për president.

Dy politikanët kanë qëndruar për më shumë se një orë dhe shqiptarja.com disponon ekskluzivisht fotot nga ky takim i cili vjen në një moment kur opozita nuk e ka dhënë konsensusin për zgjedhjen e Xhezair Zaganjorit në postin e presidentit. Nuk dihet se çfarë ka biseduar Ruçi dhe Meta, ajo që dihet qartë është se Petrit Vasili deklaroi dje në “Fakt” në Ufo Tv, që LSI është e vendosur për të votuar deri në fund presidentin e propozuar nga maxhoranca.

E ndërkaq, po dje, ishte Komisioneri për zgjerimin i BE Stefan Fyle, që shprehu pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi po shkon procedura e zgjedhjes së presidentit. Ajo që kërkohet është zgjedhja e presidentit pas konsultimeve, ndërkohë që i kujtoi politikës shqiptare katër kërkesat që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, reformën parlamentare imunitetin dhe presidentin. Kështu, duket se kanali i komunikimit LSI-PS mbetet i hapur, në pritje të raundit të dytë të presidentit, por pa e ditur nëse do të jetë Xhezair Zaganjori ose jo.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave