Presidenti Meta uron festën
e flamurit me një poezi /VD

Presidenti Meta uron festën<br />e flamurit me një poezi /VD<br>
Presidenti Meta ka zgjedhur të urojë festën e Flamurit nëpërmjet një video ku shfaqet një vajzë nga Medvegja duke recituar një poezi.

Meta ka publikuar videon me recitimin e nxënëses në Facebook, duke uruar festën e Flamurit.

Meta pati një vizitë në Medvegjë dy ditë më parë ku u prit nga shumë shqiptarë të Medvegjës. Meta vizitoi edhe shkollën e vetme shqipe në këtë komunë, Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë.

Postimi në Facebook i Ilir Metës

Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët!

Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje