Kjo dëshmon as më shumë e as me pak por dashurinë time të madhe për garën, por mbi të gjitha dashurinë e përkushtimin tim për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri, për demokratizimin e mëtejshëm, rritjen e nivelit dhe kualitetit të lirisë sidomos e kombinuar kjo me drejtësinë, zhvillimin e shëndetshëm ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës, përfaqësimin e denjë dhe efektiv të intersave të të gjithë shqiptarëve, e sigurisht europianizimi i kombit tonë I cili është edhe një ndër kombet më të vjetra në Kontinent. Kur politika e ditës cënon kualitetin e demokracisë, kur loja e pushtetit mbyt garen dhe ëlirimin e enrgjive më positive të shoqërisë shqiptarë, atëherë e vetmja menyrë për ta zhbërë aktin dhe kulturën e gabuar, është duke konkuruar dhe vetem konkuruar. Nuk janë vetëm këto të dyja që ju përmendni garat e mia. Janë shumë garat e mia. Une jam në garë me vetveten. Unë përpiqem të përsosem ëdo ditë i ndërgjegjshëm se kjo është gjimnastika më e vështirë. E sfidoj veteveten drejt përsosjes si individ, si familjar, si qytetar, si politikan e si shtetar. Ndaj edhe i motivuar nga ky proces e kjo dëshirë jam i vendosur që ta përcjell mundësinë e kapacitetin e përsosjes edhe në shoqërinë shqiptare, kulturën politike, institucionet shqiptare. Nuk jam i prirur të marr formën e ngushticave kur garoj, por jam i vendosur ti zgjeroj hapësirat nëpërmjet konkurimit me ide, vizion, dijeni, kulturën e duhur demokratike e perendimore, parime, e transparence. Une nuk mund ti lejoj vetes të marr formën e sistemit kur ai është i gabuar, por e konkuroj sistemin me modelin më të mirë në sjellje e mendësi për ta ndryshuar e transformuar sistemin. Ne politikanët, sidomos ne ata pak shtetare që kemi qeneëPresidente Republike, Kryetarë Kuvendi, Kryeministra në këtë vend, kemi detyrimin moral, qytetar e politik që për Shqipërinë dhe shqiptarët të dëshmojmë se i duam duke u vetëofruar për t’u shërbyer në shpërbërjen e së keqes e ëlirimin e së mirës. I kam bërë të gjitha analizat e i kam hyrë serish konkurimit me qetësinë se di të fitoj sikurse di të pranoj me dinjitet edhe humbje. Sidoqoftë qellimi im parësor është transformimi pozitiv i mendësive, shprehive, koncepteve, kulturës demokratike që kemi në vendin tonë për ti bërë ato sa më të përputhshme me europianizimin, e që një ditë të bëhemi e ndihemi qytetare, anëtarë të denjë të BE.
2- A mendoni se politika në Shqipëri pavarësisht të gjithave mendon se kandidimi juaj nuk ka kuptim. Kur keni qënë kryeminister nuk mund të thuhet se keni gëzuar mbështetje më shumë se sa elektorati i majtë dhe keni qenë i përfshirë në një betejë politike partizane me Z Berisha. A është kjo një pengesë që ju të quheni kandidat iI të gjithëve ose një figurë politike që të përfaqësojë unitetin sië pretendoni?
Kultura e gabuar e shtrati postdiktatorial në të cilin vazhdon të shtrihet politika shqiptare, mund të arsyetojë e gjykojë shumë gjera si gabime a pengesa. Përderisa unë jam garues i paepur, le të themi se edhe në këtë kontekst jam i gatshëm ti konkuroj mendësi të tilla, të cilat mbyllin cikle, mbyllin rrugë e ngrenë hendeqe. Un jam garues i paepur pr tejkalimin e hendeqeve, hapjen e rrugve, si edhe ndrtimin e cikleve më demokratizuese, më liridashëse, më drejtësidashëse e më perendimdashëse në vendin tonë. Partinë Socialiste nga një parti e sapo dalë nga diktatura komuniste me gjithë ngarkesën , konjuturat, strukturat, interesat, mendësitë që ajo mbartte, e kam transformuar në një Parti Socialiste moderne, europiane, liberale e me shpirt garues dhe ide të reja e të pashterrshme. Kam transformuar shtetin shqiptar kur e mora në dorëzim të rrënuar në vitin 1997, nga një shtet i asgjesuar në një shtet me kushtëtutë, me institucione të forta e të qëndrueshme, me prirje të qarta e të forta pro europiane. Kam garuar nepërmjet Partise Socialiste për tu shërbyer të gjithë shqiptarëve. Kam konkuruar me z.Berisha e asnjëhere nuk ka ndodhur që konkurimi ynë ta ndajë Shqiperinë në mes. Konkurimi ynë ka qënë përherë i bashkëshoqëruar me kujdesin që Ish-Presidenti Berisha asokohe dhe Kryeministri Nano të silleshin si shtetarë në gatishmëri e shërbim të të gjithë shqiptareve, por sigurisht të autorizuar si fitues e humbës në garë sipas rastit, nga pjesët mbështëtse përkatëse. Por shërbimi ka qënë për të gjithë shqiptarët. Për një shtetar, e pjesëshmja është gjithmonë vetëm pikënisja. Qellimi mbetet i palëvizshëm, pra shërbimi ndaj të përbashkëtës. Patjetër që unë i kam të gjitha mundësitë dhe të gjitha cilësitë për ta kërkuar dhe merituar pikënisjen nga e pjeseshmja, pra nga Partia Socialiste dhe mbështetjen nga i gjithë spektri për të shërbyer si simbol i Unitetit Kombetar. Ndërgjegjësimi im, përvoja ime, dijenitë e mia, mundësitë e mia përkushtimi im për t’i shërbyer të përbashkëtës, më jep mua një pafundësi arsyesh për t’u piketakuar e për tu gjithpranuar nga të gjitha Partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.
3- Në se i referohemi përpjekjeve tuaja për tu bërë president, në vitin 2002, dhe në vitin 2007, ka një përsëritje të historisë por ka edhe të ndryshmet e veta. Cilat janë vecoritë sipas jush, në këtë proces duke patur parasysh se aktorët janë të njëjtit, porn ë pozicione të ndryshme?
Vecoria? Pikërisht gjimnastika e përsosjes që unë kam bërë me vetveten. Ndihem i ripërtërirë, ndaj edhe kam ardhur që të garoj e konkuroj për ta ripërtërirë edhe sistemin që vërehet qartazi se është mpirë, deformuar, keqtrajtësuar, mbytur dhe akaparuar nga një grusht njerëzish me mendësitë dhe sjelljet e pavolitshme për një vend normal demokratik dhe europian. Do ta sfidoj sistemin nëpërmjet garës, e nëpërmjet modelit që e ka të përditshme e të parreshtur gjimnastikën e përsosjes. Dua të bëhem inkurajues e bashkautor me të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë gjimnastikë të përsosjes së vetvetes sonë të gjithë individualisht, për ta përsosur shoqërinë e vendin tonë të gjithë së bashku. Mjaft më me dyshimet, mosbesimin, pazaret, klientelizmin, mbytjen e lirive e demokracisë brenda partive por edhe në institucione, keqtrajtimin e drejtësisë, padrejtësitë sociale, cdinjitetëzimin e qytetarit. Kjo gjendje nuk duhet toleruar më. Vendi ynë ka nevoje per ripërtëritje morale, shpirtërore, kulturore dhe sjellore. E megjithatë duhet thenë se kjo është një sfidë që nuk ka një afat skadence. Kërkohet mirëbesim dhe këmbëngulje e gjithëshpirtshme.
4- Në se do tju duhet të përcaktoni pas një analize të kujdesshme, argumentet që bindin faktorët kryesor të përcaktimit të presidentit të ri, që jut ë jeni kandidati konsensual për president, si do ti drejtoheshit ju:a) kryeministrit Berisha;b)Kryetarit të PS Edi Rama;c)kryetarit të LSI Ilir Meta?
Berisha: Bëhuni promotor i një kapërcimi cilësor në mendësinë, kulturën e sjelljen demokratike e properëndimore të vendit tonë. Jepni dëshmi të dashurisë dhe përkushtimit tuaj për një vend modern, europian, thelbësisht demokratik. Mbështeteni kandidaturën e Fatos Nanos, si kandidatura më konsensuale në vend. Fatos Nano është politikani parësor, shtetari me të cilin ju keni konkuruar për 15 vite, e herë keni humbur e herë keni fituar mbi njëri-tjetrin. Por Fatos Nano tashmë nuk është më konkurenti juaj. Ai është partneri juaj në dimensionin e shtetarit. Fatos Nano ka 7 vite që është tërhequr nga çdo konkurim apo përfaqësim i ndonjë sigle partiake. Nuk ka asnjë justifikim që ju të vazhdoni ta përjashtoni atë si kandaturë të mundshme për tu pranuar apo propozuar nga ju me arsyetimin se ai ka qenë para 7 vitesh konkurenti juaj. Mendësia perëndimore, europianiste, demokratike kërkon që ju të lejoni, pranoni madje mbështesni shtetarin Fatos Nano të shërbejë si simbol i Unitetit Kombëtar për shkak të historisë së tij si ish konkurenti juaj, por edhe për shkak të marrëveshjeve që ju keni bërë ndër vite, e shërbimeve që së bashku i keni bërë këtij vendi në këto 22 vite. Do të ishte e udhës që ne të dy së bashku si shtetarë që dimë ta pranojme e bashkëpunojme me njëri-tjetrin të vazhdojme ti shërbejme këtij vendi me gjithë sinergjinë që do ta karakterizonte këtë vendim të madh.
Rama: Cliroje garen. Mbeshtete Fatos Nanon si kandidatin me te mire dhe autorizoje e mbeshtete kandidatin më të mirë që ta kërkojë konsensusin, apo përballet me një garë të lirë e të ndershme.
Meta: I ke të gjitha mundësitë për të pozitivizuar, nëse nuk do të synosh kapitalizimin. Pozitivizimi i Metës dhe LSI në këto momente, është në të mirën e tyre por edhe të procesit, e si rrjedhojë edhe në të mirën e vendit. Mbështete Fatos Nanon.
A keni ju një listë me deputet të majtë apo të djathtë të cilët do të ishin të gatshëm të firmosnin kandidimin tuaj për president?
Une kam nje listë me ide dhe koncepte për t’u ofruar shqiptarëve një President garant të Kushtëtutës, e jo një Preisdent të garantuar nga Kushtetuta. Lista ime perfshin idetë dhe përkushtimin për të qënë garant i institucioneve të pavarura, negociator, sipërmarrës politik, përfaqësues dhe përbashkues I interesave e nevojave të shqiptarëve kudo që jane, por edhe të interesave e nevojave të partnerëvë atlantikë. Unë jam këtu i vetëofruar në gatishmëri të të gjithë klasës politike si edhe të publikut shqiptar. Por kërkohet nga Kryetarët e partive që të clirojne garën dhe procesin. Për shkak të historisë, traditës dhe kujtesës së keqe që kemi në këto vite, ata më së shumti ia kane dalë mbanë të mos merren vesh. Rrallë kanë ndodhur ujdi, e kur kanë ndodhur kane ndodhur kur Partneret Euroatlantike e kane kerkuar, e megjithate keto ujdi i kanë sjellë klimë mjaft pozitive vendit. Por Kryetarët e kanë të vështirë që të na japin shpresë se do ta gjejnë konsensusin nëse kjo do të thotë konsensus kryetarësh, partish, me axhenda të ngushta kryetarësh e partishë. Demokracia është e bukur sepse demokracia funksionon jo për shkak të kryetarëve por për shkak të garës.
Lejoni garën. Lejoni kandidatët të cilët e kanë kurajon dhe përgjegjshmërinë që ta udhëheqin ata proçesin e negociimit për ta kërkuar konsensusin, ose të përballen në liri e ndershmërisht në garë për të fituar më i miri. Nëse ka diçka që ju kryetarët mund ta bëni, është që të hiqni dorë nga kontrolli dhe dominimi i proçesit. Proçesi u përket vetëm qytetarëve shqiptarë. Ju jeni vetëm administratorë dhe lehtësues të proçesit. Gjithçka mund të bëni ju në këtë proçes është që të lejoni, të mbështesni, tu jepni hapësirë politike, juridike e publike kandidatëve që e kanë ambicjen, dëshirën, vizionin, kapacitetet, dijet, dijenitë, përvojën, përgjegjshmërinë, integritetin, kurajon për të kandiduar për të shërbyer si President Republike. Lehtësoni proçesin duke u dhënë krahë kandidatëve. Nuk duhet ta udhëheqin kryetarët proçesin drejt konsensusit. Duhet ta udhëheqin kandidatët. Nëse njëri prej kandidatëve ia del mbanë që ta fitojë mirëbesimin tuaj, marrëveshjen tuaj për bashkëvendosje e bashkëvotim, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së klasës politike shqiptare. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë, le të lihet e lirë gara mes kandidatëve më të mirë. Juve ju takon të merreni vesh për ta lënë të lirë garën, për të garantuar ndershmërinë e garës. Kandidatëve u takon të përballen me garën. Kjo nuk është as garë partishë, e as garë kryetarësh. Këtu nuk vihet në lojë as prestigji apo strategjitë partiake, e as ato të kryetarëve. Këtu vihet në diskutim dinjiteti dhe cilësia e kandidatëve garues. Nëse Presidenti do të dalë i zgjedhur nga një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së demokracisë shqiptare. E per ta permbyllur, po ju them se une gjithmone e kam edhe nje liste me deputete dalezotsa.
Z Nano ju thoni se në një garë në parlament ju mund të fitoni. Mendoni se me platformën që keni paraqitur ju keni treguar qytetarëve se si do të jetë presidneti i ri? Nuk kemi dëgjuar ende se cfarë mendimi keni ju për gjyqësorin në Shqipëri, apo për ëështje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjë me reformat që duhet të kryej Shqipëria në raport me kushtet e Brukselit për anëtarësimin në BE.
Une gjykoj se nuk ka tirani e dhunë më të rëndë për jetën dhe shpresën e qytetarëve sesa dhuna dhe tirania e institucioneve, sidomos ajo e institucioneve të drejtësisë. Kjo dhunë demonstrohet si shpërfillje, mosveprim, dekadencë, korrupsion, vonesë, zvarritje apo arrogancë. Kjo lloj dhunë prek drejtpërdrejt qytetarët, të varfërit, të dobëtit, të pamundurit për shkak të kufizimeve financiare, fizike apo sociale. Drejtësia i jep kuptim lirisë, demokracisë dhe zhvillimit. Drejtësia e perceptuar si tirani shpërfilljeje apo si drejtësi e vonuar me pak fjalë si drejtësi e munguar, është një tregues i trishtë dhe i drejtpërdrejtë i nivelit të lirisë, demokracisë dhe zhvillimit që kemi në vend. Kësisoj të gjitha raportet ndërkombëtare, kur vendosin drejtësinë si kryefjalën e vërejtjeve dhe kritereve të tyre, kanë të gjitha arsyet për të vendosur pikëpyetje të mëdha në themelin e institucioneve dhe demokracisë shqiptare. Nëse Fatos Nano do të jetë President Republike ai synon të jetë ushtrues i një Presidence sipërmarrëse, negociatore, nxitëse dhe kërkuese e një reforme të thellë, qelizore dhe gjithëpërfshirëse në drejtësinë shqiptare. Liria dhe demokracia në Shqipëri do të kenë kuptim vetëm nëse do të jenë të kombinuara me drejtësinë. Presidenti i ardhshëm e ka për detyrë kushtetuese që të jetë negociator, paqebërës, institucional, sipërmarrës politik, unifikues, zgjidhës konfliktesh si edhe garant i një zgjedhjeje të drejtë dhe me maturi demokratike në respekt të instrumentave demokratike brenda vendit dhe kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë euroatlantikë, për Kryetarin e SHISH, Prokurorin e Pergjithshëm dhe Përfaqësuesit e Gjyqësorit. Për ti përputhur të gjitha këto kritere, për ti përmbushur të gjitha këto reforma, Shqipërisë nuk i duhet një President i dobët, i trysnueshëm, i joshshëm nga pushtetet dhe loja politike e paleve, apo josipërmarrës dhe mostrazues i ujërave. Ndaj edhe e riperseris se Shqipërisë i duhet një President dalëzots. Vetem keshtu i kemi shanset per ti hapur me merite dyert e BE per Shqiperine dhe shqiptaret.
Z Nano ju thatë pak ditë më parë se do të merrni përgjegjiëstë tuaja dhe do të përfshihen në politikë nëse nuk do të jeni president. Shumëkush këtë e ka parë si një kërcënim dhe vetëm kaq. Shtypi ka shkruar shumë mbi këtë si kërcënim. A ka dicka serioze aty? Vertët z Nano do të angazhoheni në politikën e përditshme kur për më shumë se shtatë vjet keni qenë larg saj?
Asnjë kërcënim. Në mendësinë dhe kulturën time nuk ekziston koncepti i kërcënimit apo shantazhit si mjet apo mundësi mendimi apo veprimi. Por një grup opiniondëformuesish dhe opinionkeqdrejtuesish, kanë tentuar të interpretojnë negativisht transaparencën time në komunikimin tim me publikun. Unë nuk kam thënë në asnjë fjalë, e nuk mund ta gjeni në asnjë aktin tim apo veprimtarinë time këtë mendësi prej shantazhi apo kërcënimi. Unë me natyrshmërinë dhe qetësinë që më karakterizon kam komunikuar në mënyrë transaprente me publikun mesazhin se nëse kjo klasë politike nëpërmjet këtij procesi të deformuar do të na japë fryte të deformuara e të këqija, atëherë kjo klasë politike e meriton të konkurohet. Asnjë shantazh e kërcënim nuk ka të ftesa për konkurim. A nuk janë shtyllat kryesore të demokracisë konkurenca e lirë, pjesëmarrja e publikut dhe transaparenca? E pra ftesa për garë është mendësi perendimore. Unë nuk i kam frikë garat. Nuk e kuptoj pse gatishmëria ime për të qënë garues dhe konkurues, interpretohet si shantazh e kërcënim nga ata që u shmangen vazhdimisht garave. Ndaj ju ftoj ju dhe publikun të mos lejoni që të bëhën interetime mbi interpretimet e antigaruesve, për akte e veprimtari që janë krejt transaprente e të lexueshme nisur nga mendësia perendimore e të dashuruarit me garën dhe konkurencën e lirë.
Ju keni thënë se PS po lëngon dhe do të jeni aty për ta shëruar. A keni diagnozë të kësaj lëngate. Cfarë e ka shkaktuar atë, një ide, një projket, menaxhimi, një njeri dhe si do ta shëroni ju?
Sigurisht që unë e njoh mirë Partine Socialiste dhe e ndjej në lekurën e zemrën time lengatën e saj, dekadencën e saj, pamundësinë e saj për të kryer e përmbushur të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë alternative ofruese dhe shpresëndërtuese. PS lëngon sepse ka rendur drejt pushtetit të së nesermes duke mohuar e shperfillur historinë e së djeshmes, ka sjellë numra, emra dhe fytyra të reja perfaqësuese por atyre u është kërkuar ti ngjajnë Kryetarit duke i futur në këpucë tejet të ngushta e të këqija për një parti demokratike dhe perendimore. E reja nuk duhet të ngrihet mbi gërmadhat e së vjetrës. E reja bëhet e shëndetshme dhe fituese nëse, respekton, nderon e vlerëson të shkuarën e traditen. E reja bëhet e shëndetshme dhe fituese nëse bashkvepron e bashkërendon me vlerat më të mira të së shkuarës për transformime sa më pozitive e sa më të guximshme drejt së nesermes. PS lëngon sepse nuk ka me histori, e kësisoj i veshtirëson vetvetes mundësitë për të ardhmen. Mund të rendisim këtu një numër tejet të madh sipmtomash të lëngatës së PS, por gjithesesi duhet theksuar se këto të vërteta të thëna këtu janë qëllimmira e aspak denoncuese. Janë këshillime për sherim. Nëse këshillimi i ish-Kryetarit të PS nuk vlen apo keqinterpretohet atëherë shërimi është i vështirë. Por unë mbetem mirëbesues deri në momentin kur aktet e Kryetarit të PS do të më rrëfejnë përfundimisht mosdëshirën, pamundësinë apo paaftësinë e tij për ta shëruar PS e për ta bërë këtë parti një parti fituese.
Le të kthehemi edhe njëherë tek ëështja e presidentit. Pse ka kaq pasiguri mes palëve dhe si e gjykoni ju faktin që të gjithë flasinin për president jo nga politika. Janë të “paaftë” të gjejnë një njeri nga politika apo druhen paaftësisë apo pamundësisë për ta kontrulluar atë?
Nuk kam c’them vecse të inkurajoj Kryetarët e Partive që të bëjnë të gjitha përpjekjet që të mbërrijnë me pjekuri në marrëveshje parimore, transparente, Shqipëridashëse, shqiptarëdashëse dhe në favor të përparimit të axhendës së Integrimit Europian të vendit tonë. Ne shqiptarët, ne klasa politike shqiptare kërkohet të dëshmohemi të aftë për të prodhuar zgjidhje e të bëjmë zgjedhje të mira dhe se e meritojmë të bëhemi një vend i denjë anëtar i Bashkimit Europian. Inkurajoj të gjithë liderët politikë në vend që të bëhen së bashku në një Aleancë të Madhe Mirëbesimi, për të ndërtuar proçese të mirëbesuara e mirëkuptuara në mënyrë që të sigurohen produkte demokratike, të lira, properëndimore, proeuroatlantike.
Shqipëria është vend Anëtar i NATO-s dhe kërkohet nga klasa politike që të sillet si një klasë politike e një vendi Anëtar i NATO-s. Shqipëria synon të bëhet Anëtare e BE dhe kërkohet nga klasa politike që të sillet si një klasë politike që e meriton statusin e një vendi Kandidat për Anëtar në BE. Politikanët shqiptarë votohen nga shqiptarët dhe kërkohet që të jenë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës përpara shqiptarëve për shqiptarët.
Inkurajon Kryetarët e Partive politike të përfaqësuara në Kuvend, që të dalin nga ngërçi dinjitetrrënues dhe mundësizhbërës i kategorizimit të kandidaturave në politike, jopolitike, shoqëri civile, etj, etj, dhe të përqendrohen me përkushtim dhe mirëkuptim që të kërkojnë kandidatët më të mirë për të zgjedhur Presidentin më të mirë.
Kategorizimi i kandidaturave është shprehja më e qarte e kulturës së gabuar jodemokratike, joperëndimore që nuk prodhon dot kurrësesi fryte pozitive për shqiptarët dhe Shqipërinë. Proçeset e deformuara japin fryte të këqija. Kategorizimi i kandidaturave dhe hulumtimi nëpër secilën kategori nga Kryetarët, duke përjashtuar arbitrarisht kategori të caktuara, apo emra të ndryshëm, është vetëm shprehi e paaftësisë dhe mendësisë së gabuar të kësaj klase politike që po rrezikon ta shndërrojë çdo ditë e më tepër Shqipërinë në një vend Kryetarokratik. Kategorizimi i kandidaturave është vetëjustifikimi i Kryetarëve për të mbajtur nën kontroll situatën, për të vazhduar lojërat e pushtetit, për të fshehur dështimin e tyre në kapacitetin për të mirëbesuar dhe bashkërenduar me njëri-tjetrin, asgjësimin e garës dhe konkurimit të lirë, përjashtimin e publikut nga pjesëmarrja dhe konsultimi, si edhe për të fshehur deformimin e madh dhe zhvendosjen nga aksi dhe kultura demokratike e perëndimore. Kategorizimi i kandidaturave u mohon shqiptarëve mundësinë për të patur në Krye të Shtetit të tyre, Presidentin më të mirë për ta.
Inkurajoj dhe mirëbesoj se përtej ngërçeve të sotme, Kryetarët e Partive do të dinë ta gjejnë kurajon dhe përgjegjshmërinë demokratike për të zgjedhur Presidentin më të mirë që meritojnë shqiptarët dhe që përputhet edhe me kërkesat e partnerëve euroatlantikë.
Një listë mbështetësish nga inteligjenca kanë nënshkruar një letë ku kërkojnë që ju të jeni kandidat për president. Ju duket pak si e ekzagjeruar që të përfshihen në ëështje të tilla intelektualët? A nuk rrezikojmë si edhe herë të tjera një betejë edhe mes tyre. Mund të dalë një grup dhe të kundërshtojë kandidimin tuaj.
Së pari dëshiroj tju shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time më të thellë të gjithë atyre personaliteteve të ëmuara të vendit tonë, mendjendritur dhe kurajozë të cilët e mbështetën publikisht kandidaturën time. Akti i tyreci rrit pamasë të gjitha përgjegjësitë e mia karshi tyre dhe shqiptarëve. Akti i tyre është një inkurajim për mua që të vazhdoj përpara në sfidën time të demokratizimit dhe europianizimit të vendit. Kur vendi është në udhëkryq kërkohet zëri dhe ndricimi i mendjeve të shoqërise nga më të diturit. Madje të tilla akte vetëm e bejnë më të shëndetshme demokracinë sepse japin shprese së ndërgjegja qytetare dhe kurajoja për të ndikuar e trysnuar pozitivisht dhe fisnikqëllimësi që ngerëët të tejkalohen dhe kultura e gabuar të korrektohet. Kur mendjet e bukura të kombit janë në veprim, atëhere shpresa është në veprim, e kështu kemi vetëm të mira e një Shqipëri më të drejtë, më të lirë, e më europiane si pikëqëllim dhe destinacion.
Z Nano, shpesh eshte konsideruar qëndrimi juaj në moemnete të rëndësishme politike, si një qëndrim kundër interesave të PS, është fjala për takimin që ju patët me kryeministrin Berisha në krizëne zgjehdjeve lokale të 2007 apo edhe raste të tjera. Si e shihni ju raportin tuaj me PS? I druheni idesë se kjo do të ketë kosto politike për ju, sa i përket mbështetjes që ju pretendoni se keni në PS, në forumet e saj apo edhe në anëtari?
Kam ditur gjithmonë të përballem me këdo e gjithcka kur dhe ku ka qënë në diskutim e mira e kombit për mbi të mirën e partise, të mirën publike përmbi të mirën vetjake. Por le ta qërojmë njëherë e mirë këtë argument duke i dhënë kthjëlltësi përfundimtare. Partia Socialiste dhe Fatos Nano janë një histori dhe ndërgjegjësim politik që nuk kanë asnjë përputhshmëri, as me konceptin raport, as me konceptin rrugë e vetme, e aq më pak me konceptin ish. Fatos Nano e ka themeluar Partinë Socialiste. Fatos Nano e ka drejtuar për 15 vjet Partinë Socialiste. Sikundër Partia Socialiste nën Drejtimin e Fatos Nanos ka Drejtuar Shqipërinë për 8 vjet. Partia Socialiste nën Drejtimin e Fatos Nanos ka ndërtuar infrastrukturë rrugësh për zhvillimin e Shqipërisë, modernizimin dhe perëndimizimin politik, social, kulturor e institucional të vendit, por edhe për zhvillimin e karrierave të panumërta. Kjo infrastrukturë rrugësh ka bërë që shpesh herë të ketë rrugë që kryqëzohen, rrugë paralele apo rrugë që përputhen në Partinë Socialiste apo me Partinë Socialiste. Sikurse Partia Socialiste ka nevojë për Themeluesin e themeluesit e saj, ashtu edhe është e natyrshme dhe e udhës që Themeluesi ta konsiderojë Partinë Socialiste si Pikënisjen e tij. Duke qenë se unë besoj se Partia Socialiste është Parti me maturinë, përgatitjen dhe mençurinë e duhur demokratike, e di se në asnjë rast kjo Parti nuk do të kërkojë që të bëjë Pikënisjen dhe Pikëmbërritjen, Alfën dhe Omegën. Kohët e Partisë Shtet, kohët e Partisë Zot, janë lënë pas prej gati çerek shekulli tashmë. Në ditët e sotme, nën sfidat e integrimit europian, nën frymën e demokratizimit të plotë dhe europianizimit kulturor, social e politik, Partitë janë Parti për Shtetin. Partitë janë pikënisje dhe ofertuese Alternativash dhe Karrierash në shërbim të shtetit, kombit dhe qytetarëve. Fatos Nano qoftë në kohën kur e ka Drejtuar Partinë Socialiste, qoftë në periudhën pasi ka dhënë dorëheqjen si Kryetar i Partisë Socialiste, ka vepruar, menduar, folur e punuar për mbarëvajtjen e Partisë Socialiste në funksion të mbarëvajtjes së punëve në Shqipëri. Qëndrimet, veprimet dhe fjalët e Fatos Nanos kahera janë udhëhequr vetëm nga ky parim: Shqipëria është e para. Partia Socialiste gjithmonë në funksion të Shqipërisë. Në fakt të gjitha Partitë Politike duhet të jenë në funksion të Shqipërisë dhe Interesit Kombëtar. Ky është vizioni që kam unë, kjo është fryma që mbart unë, kjo është kultura që dëshiroj e synoj unë të shoh të mbizotërojë në Shqipëri. Sesi transkriptohet apo perceptohet zbërthimi i këtij vizioni e fryme nën optikën e politikës së ditës, për mua kjo pak rëndësi ka, sepse unë gjithmonë u kam dalë për zot punëve, akteve, qëndrimeve dhe fjalëve të mia. Për mua themelore është kultura e pjesëmarrjes dhe konkurencës publike të ndershme dhe të lirë ku çdo palë konkuruese, garuese apo ndërvepruese është në funksion dhe vetëm në funksion të Shqipërisë dhe interesit kombëtar. Unë dhe Sali Berisha kemi qenë Protagonistë dhe Kundërshtarë të fortë politikë në historinë e këtyre 2 dekadave. Kur vlerësimet vijnë nga kundërshtari politik, gjasat janë që të jenë të sinqerta. Edhe unë në momente të caktuara, sidomos në këto 7 vitet e fundit i kam ofruar vlerësimet e mia për arritjet pozitive në Qeverisje ashtu sikundër i kam dhënë edhe mbështetjen time të drejtpërdrejtë për tejkalimin e situatave dhe pragkrizave të rënda politike. Jam i ndërgjegjshëm se nën kulturën mbizotëruese të partizanizmit ekstrem e agresiv dhe nën këndvështrimin e ngushtë të interesave partiake, shumë nga miqtë e kolegët e mij brenda apo pranë Partisë Socialiste, më kanë intepretuar si dëmtues të interesave të Partisë Socialiste në imazh apo edhe elektoralisht. Por me autoritetin e themeluesit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste për 15 vjet, unë u them të gjithëve se kjo është kultura e gabuar. Bëjmë mirë të mësohemi me përkushtim dhe dashuri ndaj Partisë ku militojmë, por njëkohësisht të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që të mos harrojmë se Interesat e Shqipërisë janë më të rëndësishme se interesat e çdo partie. Fatos Nano ka qenë 15 vjet Kryetar i Partisë Socialiste dhe 5 herë Kryeministër i Shqipërisë, si i tillë, në respekt e mirënjohje për besimin shumëvjeçar që më kanë dhënë socialistet në veçanti por edhe të gjithë shqiptarët, unë Fatos Nano kam përgjegjësi publike ndaj socialistëve dhe shqiptarëve për të vepruar si Shtetar edhe kur jam edhe kur nuk jam në detyrë. Marrëveshjet e Fatos Nanos me Sali Berishën apo me këdo tjetër nuk mund të kornizohen, etiketohen apo interpretohen në asnjë mënyrë e në asnjë rast si marrëveshje në favor të Sali Berishës kundër Edi Ramës, si marrëveshje në favor të Qeverisë kundër Opozitës, apo anasjelltas. Une i kam të gjitha përgjegjësitë, ndërgjegjësimin, vullnetin dhe kapacitetet personale e politike për të bërë marrëveshje me këdo, vetëm në përfitim të interesave kombëtare, shtetërore dhe qytetare në Shqipëri. Nën këtë kontekst dhe frymë unë jam i hapur dhe i gatshëm që të vazhdoj komunikimin tim politik dhe publik edhe me Sali Berishën, Edi Ramen, Ilir Meten, Vangjel Dulen, Fatmir Mediun, Shpetim Idrizin dhe Gazmend Oketen për të gjetur mënyrat e bashkërendimit për zgjedhjen e Presidentit te Republikës.
Në se marrim rastin kur ju humbisni në garën për president dhe i ktheheni sic keni deklaruar PS, besoni se vazhdoni ta keni mbështetjen që keni pasur para 2005, më parë në këtë parti?
Une jam historia 15 vjecare e Partise Socialiste. Por bashkelidhja ne zemer e mendje mes meje dhe Partise Socialiste dhe te gjithe socialistet eshte 22 vjecare, e panderprere, e pacenuar.
(studimepolitike.com/shqiptarja.com)