TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e tre ambasadorëve shqiptarë në Kroaci, Francë dhe në Misionin e BE-së.
Kështu Presidenti Nishani ka dekretuar emërimin e z. Ilir Melo, ambasador në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident.
Gjithashtu, Presidenti Nishani ka dekretuar emërimin e z. Dritan Tola, ambasador në Republikën e Francës, rezident, në Principatën e Monakos, jorezident, si dhe në Republikën e Portugalisë, jorezident.
Presidenti Nishani ka dekretuar edhe emërimin e znj. Suela Janina, ambasadore në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezidente, në Mbretërinë e Belgjikës, rezidente, si dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jorezidente./ATSH/