TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, ka dekretuar vendimin për largimin nga detyra të Përfaqësuesit Ushtarak të Shqipërisë në NATO, Kundëradmiralit Kristaq Gërveni.
 
Lirimi nga detyra e Kundëradmiralit Gërveni vjen pas përplasjeve mes Presidentit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Drejtueja e këtij dikasteri, Mimi Kodheli, më herët përmes një shkrese zyrtare i kërkoi presidentit Nishani lirimin nga detyra të kundëradimiral Kristaq Gërvenit.

Argumenti i ministres për këtë kërkesë ka qënë shkelja e ligjit sipas saj nga ana e kundëradmiralit, i cili në një takim të 170 shefave të mbrojtjes të vëndeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në Brukses, ka mbjatur unifomën e gradës “Admiral”. 

Grada “Kundëradmiral” të cilën mban Gërveni është e ideuar më një vizë të trashë dhe një të hollë në sfond me ngjyrë të verdhë.

Ndërkohë që grada që ka mbajtur ai në këtë takim është më një vijë të trashë dhe tri vija të holla që korrespondon me atë të admiralit.
 
Ndërkaq mandati i Gërvenit si Përfaqësues Ushtarak i Shqipërisë në NATO ka mbaruar më 31 mars të këtij viti, ndërsa vetë Kundëradmirali e ka pranuar këtë fakt.
 
Kristaq Gërveni u bë i njohur për opinionin publik, pasi u zbulua pakti detar me Greqinë. Ai është personi që hodhi firmën në  paktin detar me Greqinë, që u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese, si antligjor.

Më poshtë edhe vendimi i plotë i Presidentit Nishani për lirimin nga detyra e Kristaq Gërvenit:

DEKRET PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 8 të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kundëradmiral Kristaq Gerveni, lirohet nga detyra e Përfaqësuesit Ushtarak në Përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Shqipërisë në Shtabin e NATO-s në Bruksel, Belgjikë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit   8538
Tiranë, më 09.04.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
          BUJAR NISHANI




Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)