Pas 4 vitesh burg, 22 vjeçarja Nazime Visha ka hedhur hapin e saj të parë drejt lirisë dhe një jete të re. Ky 25 mars do të mbahet mend gjatë për vajzën nga Zall-Herri, pasi pikërisht në këtë ditë, në orën 13.15 minuta, Nazime Visha la qelinë e burgut të grave “Ali Demi”.

Pas daljes nga portat e hekurta të burgut ku kalojë rreth 4 vite të dënimit, tashmë ajo mendon t’i rikthehet shkollës. “Drejtoresha e institucionit më ka siguruar një bursë dhe do të filloj shkollën,” tha ajo.
E buzëqeshur, Nazimja falenderoi para gazetarëve të gjithë ata që kontribuan në lirimin e saj.

“Falenderoj ministrin e drejtësisë, Ismail Kadarenë, drejtoreshën e burgut dhe gjithë ata që më kanë ndihmuar’- ka thënë Nazimja.
22-vjeçarja pritej nga gjyshja dhe familjarë të tjerë të saj.

Fototgaleria për foto të tjera /Nazime Visha lë qelitë e burgut
/Shqiptarja.com

VIDEO