Presidenti Nishani merr pjesë
në “Ekspo Stil Art”

Presidenti Nishani merr pjesë<br />në “Ekspo Stil Art”
TIRANE- Një ekspozitë e titulluar “Ekspo Stil art” me pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqipfolëse është mbajtur dje në Qendrën Rinore të Tiranës, ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti Bujar Nishani.

Qendra kulturore ASA, Art Stilim Arkiteturë, në trevjetorin e krijimit të saj ka prezantuar një event që ka bashkuar në Tiranë të rinjtë nga Shqipëria Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ekspozita ka pasur si koncept arritjet e gjeneratës së re, si shprehje e identitetit kombëtar dhe integrimit të mëtejshëm drejt Europës. “Ekspo Stil art” ka synuar të promovojë vlerat e artit shqiptar përmes të rinjve, që ndonëse i ndajnë distancat gjeografike i bashkon arti.

Presidenti Bujar Nishani shprehu këqnaqësinë për kohën që kaloi me të rinjtë dhe iu kushtoi vëmendje shikimit të veprave të tyre. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shprehu ndër të tjera edhe gadishmërinë për të ndihmuar artistët. Ai tha se: “Falënderoj organizatorët që më mundësuan të kaloj kohën duke qenë pjesë e implikimit me artin që prezantojnë artistët e rinj”.

Presidenti u premtoi të rinjve se do të ketë gatishmërinë për të ndihmuar “jo vetëm me hapësirat për aktivitetet kulturore, por edhe me mjetet logjistike”. Presidenti i Republikës vërejti se rruga më e mirë për t’u integruar në Europë është krijimi i identitetit kombëtar.

Një kënaqësi të veçantë  kanë përjetuar  në këtë ekspozitë të larmishme edhe artistët e trevave shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë. Ekspozita që vjen në edicionin e saj të katërt këtë herë është ndërtuar mbi bazën e frymëzimit e stilizmit midis traditës kombëtare dhe vlerave, me të cilat të rinjtë do t’i bashkohen rrugës së integrimit në Europë. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të javës së Europës në vend, nën sloganin “Ne Europa”.  
ekspo stil
























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni