TIRANË, 2 Mars /ATSH-Z.Tosku/- Presidenti Bujar Nishani ka pritur sot në një takim përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë.
Kreu i Shtetit  nënvizoi rëndësinë e madhe që kremtimi i 25-vjetorit të rrëzimit të komunizmit ka për vendin dhe kërkoi angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve në takim, por nëpërmjet tyre, të gjithë ish-të përndjekurve dhe familjarëve të tyre, për të kontribuar për ceremonitë shtetërore që do të organizohen për këtë qëllim.
Ndërkaq, Presidenti i Republikës u shpreh se "Shqiperia në këtë 25-vjetor që kulmon në 8 dhjetor 2015, të organizojë ceremoni të nivelit të lartë shtetëror, sikurse kanë zhvilluar edhe Polonia, Gjermania, Rumania e Bullgaria. Në dallim nga këto shtete, Shqipëria ka qenë vendi më i varfër ekonomikisht dhe i takon të reflektojë thellë mbi pasojat e sistemit komunist gati 50-vjeçar që tronditi nga themelet shoqërinë shqiptare".
Gjithashtu, Nishani theksoi se, ligji për dosjet dhe ligji i lustracionit janë domosdoshmëri dhe praktikat e mira europiane mund të shërbejnë si modele të aplikueshme në rastin e Shqipërisë.
Kreu i Shtetit ritheksoi edhe njëherë nevojën për të patur një datë zyrtare në përkujtim të krimeve të komunizmit, e cila do të shërbejë si një kujtesë e identitetit kombëta", thuhet në njoftimin zyrtar. /a.ke/