Presidenti Nishani shpall “Nderi i
Kombit” trainerin Ylli Tomorri

Presidenti Nishani shpall “Nderi i<br />Kombit” trainerin Ylli Tomorri
Traineri dhe sportisti i mirënjohur në sportin e volejbollit shqipëtar, Ylli Tomorri është vlerësuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me titullin “Nderi i Kombit”. 

Traineri aktual i Partizanit të meshkujve është vlerësuar nga Kreu i Shtetit me motivacionin  “Sportist dhe trainer i mirënjohur me kontribut të çmuar, i cili i lartësoi dhe nderoi me lojën e rezultatet e tij për shumë vjet klubet  Studenti, Partizani si dhe Kombëtaren shqiptare të volejbollit në garat europiane dhe botërore”.

Ky dekorim u bë në festën e 70-vjetorit të krijimit të klubit Erzeni që u organizua nga kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, një ish volejbollist i këtij klubi me traditë.

Në një intervistë për SuperSport, Ylli Tomorri ka shprehur mirënjohjen për të gjithë bashkëpuntorët e tij në këto vite karriere.

“Falenderoj të gjithë lojtarët e mi në breza dhe miq e shokë për mbështetjen ndër vite, që kontribuan në dekorimin tim si “Nder i Kombit”- u shpreh Tomorri. Pikërisht nën drejtimin e tij në fillimin e muajit mars skuadra kryeqytetase e Partizanit do të rikthehej të fionte Kupën e Shqipërisë pas plot 23 viteve mungesë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…