Presidenti nuk ka pse shpjegohet më për 'Teatrin'!
Shpjegimi i sotëm që atë e kishte mahnitur një fakt nga një historian i ri, për bombardimet në qendër të Tiranës dhe se si anglezët kishin kundërshtuar Mehmet Shehun për bombardimet në qendër, ishte i tepërt.
Presidenti Ilir Meta
Zakonisht kur përpiqesh të shpjegohesh e ke një hall. Ilir Meta nuk ka pse shpjegohet më për “Teatrin”. Të gjithë e kuptojmë arsyen e fortë politike që ai ka, për të mos e dekretuar projektin e shumicës në pushtet. Është një gjë aq e zakonshme dhe aq e pritëshme sa nuk kishte pse të pritej me aq emocion.
Shpjegimet e Presidentit po ashtu ishin aq të përgjithshme, doktrinare dhe referuar “frymës” dhe jo neneve, sa ishte e qartë arsyeja e atij akti. Shpjegimi i sotëm që atë e kishte mahnitur një fakt nga një historian i ri, për bombardimet në qendër të Tiranës dhe se si anglezët kishin kundërshtuar Mehmet Shehun për bombardimet në qendër, ishte i tepërt.
Ishte i tepërt, jo për budallallëqet që ju referohet si histori, por se ai nuk ka nevojë të nxjerrë arsye të tjera për atë që ka bërë. Ka disa ditë që shpjegon dekretin, disa ditë që gjen nga një arsye tjetër, nga ato që ka shkruar për të bindur të gjithë pse e ka bërë .
Nuk është e nevojshme. Por dhe nëse ka nevojë edhe për argumente historiko-militare, një President ka arkiva zyrtare, ka histori zyrtare, ka Akademi dhe mbi të gjitha nuk ka pse pyet një njeri që çuditet se ka lexuar një libër. Po të lexosh dhjetra, ose qindra nuk çuditesh më. As Presidenti nuk ka pse çuditet pse ka dëgjuar një broçkull të servirur si fakt historik.
Po të lexojë pak më shumë, por dhe në rast se përton, nëse dëgjon pak më shumë, nuk do të infektohet nga deliri i njerëzve që e caktojnë veten historian. Kur Presidenti i një vendi merr një vendim si ai që ka marrë, duhet të jetë i qartë dhe unë mendoj se Ilir Meta ka qenë shumë i qartë kur ka firmosur.
Më i paqartë është pasi e ka firmosur dhe po përpiqet të shpjegohet sikur ka ndonjë hall. Ndoshta dhe ka, por ajo që u bë, u bë. Nuk është ndonjë hata e madhe. Presidenti nuk ka pse shpjegohet më, për “Teatrin”. Nuk besoj se dikush është i paqartë. Më shumë dëm bëjnë këto shpjegimet, sidomos kur bazohen në broçkulla delirantësh.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
83.2%
-
Jo
13.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 376
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
MEKI reagon për lirimin e Bashës, komandohet përkohësisht regjisori Indrit Çobani: Do çelet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të Teatrit Kombëtar
9 Janar, 15:27
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
Ti mero vetem me pushtetin
PërgjigjuKy m*t esht president i shqiptareve? Sapo është inaguruar BURGU I RECIT NE SHKODE .FILLOJENI ME KE QENEFIN.
Përgjigju