Presidenti amerikan Barack Obama, pas vizitës 24 orëshe në Itali, sot është nisur për në Riyad, në kryeqytetin e Arabisë Saudite.
Në vizitën e tij në Riyad, Presidenti amerikan do të konfirmojë inpenjimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një tranzicion në Siri dhe për të siguruar kryeqytetin e Arabisë Saudite për tentativat e Washingtonit për të gjetur një gjuhë të përbashkët me Iranin, mbi Programin Bërthamor të Teheranit.
Këta janë dy objektivët kryesorë të udhëtimit të Obamës në Arabinë Saudite, ku do të vizitojë dhe një nga partnerët më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të botës Arabe.
Takimi i parë i tij do të jetë me mbretin Abdullah.
Ndërsa në vizitën që zhvilloi ditën e enjte në kryeqytetin italian, Obama e nisi me takimin e tij me Papa Françeskun, më pas me Presidentin e Republikës Giorgio Napolitano, Kryeministrin Matteo Renzi dhe më pas, e mbylli vizitën e tij me një shëtitje tek Koloseu.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com