Presidenti Obama uron Jahjagën
për përvjetorin e 6-të të Pavarësisë

Presidenti Obama uron Jahjagën<br />për përvjetorin e 6-të të Pavarësisë
Presidenti amerikan, Barack Obama përmes një telegrami ka uruar Presidenten Atifete Jahjaga për përvjetorin e gjashtë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në 6-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, udhëheqësit botërorë urojnë Presidenten Atifete Jahjaga. Telegrame urimi, për Ditën e Pavarësisë dërguan: Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, Presidenti i Republikës së Gjermanisë, Joachim Gauck, ai i Italisë, Giorgio Napolitano, i Austrisë, Heinz Fischer, e liderë të tjerë botërorë.

Në urimin e tij, Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, ka shprehur kënaqësinë në emër të popullit të Amerikës, për këtë ditë të madhe të popullit të Kosovës.

''Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e mëtejmë të Kosovës dhe rritjen e përgjithshme të saj si një demokraci sovrane, e pavarur dhe shumetnike. Kosova duhet të jetë krenare për përparimin e rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit, veçanërisht me arritjet historike të vitit 2013, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prillit me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe me përparimin e bërë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Mbesim të përkushtuar për të mbështetur përparimet tuaja drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës'', thuhet në telegramin presidentit Obama.

Duke uruar të gjithë qytetarët e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë, Presidenti i Republikës së Gjermanisë, Joachim Gauck, veç të tjerash thotë, “Jam i bindur se Kosova do të vazhdojë në mënyrë konsekuente politikën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe rrugën e reformave të brendshme. Gjermania do të përkrahë vendin Tuaj në të ardhmen si partnere të besueshme''.

Edhe presidenti italian, Giorgio Napolitano, përcolli urimet e tij të sinqerta për prosperitet.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona njohin intensifikim edhe në bazë të angazhimit në këto vite ka bërë Italia në përkrahje të stabilitetit, të zhvillimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Kosovës”, thuhet në urim.

Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer e ka uruar Presidenten Jahjaga, për Festën e pavarësisë, duke përcjellë urimet më të përzemërta.

''Shfrytëzoj rastin që të përcjell urimet e mia për mirëqenien tuaj dhe gjithashtu edhe për një të ardhme prosperuese për Republikën e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj'', ka thënë Heinz Fischer.

Urime për Ditën e pavarësisë kanë dërguar edhe Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, ai i Hungarisë, Janos Ader, Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II, si dhe Mbreti i Holandës, Willem – Alexander R.'', njofton Zyra e Presidentës.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë