Presidenti polak Duda: Polonia do të mbështesë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë

Presidenti polak Duda: Polonia do të mbështesë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë

1695056579_lks.jpg

Polonia do të mbështesë iniciativat ndërkombëtare për të rritur sanksionet kundër Rusisë përballë veprimeve të fundit të Moskës kundër Ukrainës në Detin Azov, tha të martën presidenti polak Andrzej Duda në Sofje, kryeqyteti i Bullgarisë.

Presidenti polak ka folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij bullgar, Rumen Radev.

Andrzej Duda tha se nuk kishte dyshim se Rusia ishte agresori në Ukrainë dhe se ajo "shkel ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet Rusi-Ukrainë në lidhje me lundrimin në Detin Azov", raportojnë mediat e huaja.

"Është diçka që nuk mund të pranohet dhe Polonia nuk pajtohet plotësisht me veprime të tilla. Ne bëjmë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar. Marinarët ukrainas që janë kapur rob nga forcat ruse duhet të lirohen dhe, po ashtu, anijet që Rusia ka ndaluar duhet të kthehen në Ukrainë”, tha Andrzej Duda, duke apeluar për "rivendosjen e rendit dhe de-përshkallëzimin e konfliktit".

I pyetur nëse ai mbështet një regjim më të rreptë të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të ngjarjeve të fundit, Andrzej Duda tha se Polonia "do të mbështesë iniciativa të tilla, pasi ne jemi gati të ndërmarrim pothuajse çdo veprim për t'i dhënë fund këtij konflikti".

"Njerëzit po vdesin, ka shqetësime të mëdha për sigurinë dhe nuk kam dyshim se duhet të bëjmë gjithçka për të zgjidhur çështjen”, tha Duda.

Andrzej Duda tha se ai dhe Rumen Radev nuk kanë dyshime se "duhen veprime të mëtejshme për t'i dhënë fund konfliktit që ka vazhduar që nga viti 2014, dhe si pikënisje kjo kërkon respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të Minskut". Ai iu referua marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga perëndimi për t'i dhënë fund konfliktit.

Presidenti bullgar tha se gjatë bisedimeve ai dhe Andrzej Duda kanë shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve në rajonin e Detit të Zi.

Presidenti bullgar kërkoi "kujdes, moderim dhe dialog dhe përmbajte nga përdorimi i forcës". Rumen Radev tha gjithashtu se është e rëndësishme për Bullgarinë që Rusia t'i kthejë anijet e sekuestruara ukrainase. 

"Për ne, si një vend i Detit të Zi, është e rëndësishme të parandalojmë çdo përshkallëzim të tensioneve”, tha Duda.

Presidenti bullgar tha gjithashtu se vendi i tij mund të shfrytëzojë përvojën e Polonisë në luftën kundër korrupsionit, përdorimin efikas të fondeve të BE-së dhe decentralizimin e qeverisjes vendore.

Të dy presidentët theksuan nevojën për reforma evropiane, veçanërisht në kuadrin e vendimit të Britanisë për t'u larguar nga BE. Kjo duhet të nxisë bllokun të prezantojë ndryshimet e nevojshme dhe të heqë idenë e një Evrope me shumë shpejtësi, e cila, sipas Andrzej Duda, do të ishte një lëvizje drejt shpërbërjes së bllokut.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky mbërrin në Nju Jork për Asamblenë e OKB-së! Kievi: Linja mbrojtëse ruse u prish në drejtim të Bakhmut! Moska: Goditen depot e raketave të uraniumit të varfëruar


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?