Presidenti, qytetar me identitet të spikatur kombëtar dhe europian

Presidenti, qytetar me identitet të spikatur kombëtar dhe europian

Presidenca

Po vjen dita që të zgjidhet presidenti, në mos e kanë gati! Po i vjen fundi edhe një periudhe të turpshme të sundimit të papërgjegjshmërisë në kryerjen e këtij funksioni të lartë, që çmeriti shumicën e shqiptarëve dhe la me gojë hapët edhe ndëkombëtarët! Gjatë kohës së Ilir Metës Kushtetuta ishte një dokument dekorativ dhe pa asnjë ndikim në veprimtarinë e përditëshme të presidentit, që lë detyrën pas pak javësh. Dhe si paradoks, kushtetuta për çudi ishte pothuaj e përditëshme në ligjërimet e tij. Pasi e përdhosi dhe poshtëroi poltronin e lartë, ai e shndërroi shprehjen e kushtetutës se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin popullit”, në një monument të vdekur, duke dhunuar (për të mos u harruar kurrë) institucionin, Kuvendin dhe vetë Gjykatën Kushtetuese, që në një farë mënyre e forme pranoi që presidenti të jetë i njëanshëm, aktiv në politik dhe përçmues i vullnetit të popullit.

Tani që jemi në kërkim të një presidenti, pas përvojës 5 vjeçare të diskretitimit të kësaj figure të lartë, vjen në mënyrë të pakuptimtë, në mos foshnjërake, propozimi prej opozitës që posti, përmes votimit, t’i besohet “babaxhanit” Dashmir Shehu. Që në krye të herës, kundërshtimi që do pasojë vjen, si llogjikë: përderisa, ju opozitë, keni seleksionuar një njeri politik, pjesë e të djathtës prej 30 vjetësh, përfaqësues i saj në të gjitha kuvendet e çdo palë zgjedhjesh, me “partinë e tij”, inegzistente, në koalicion të përhershëm me Saliun e “Madh”..., pse ky njeri politik të mos i përkasi shumicës parlamentare?

Shkurt, kundërshtimi që do pasojë, vjen, së pari, se ai në veprimtarinë e tij nuk jep asnjë garaci se nuk do veprojë si fanatik politik, siç është deri më sot!

Në politikën shqiptare, si nga e majta ashtu dhe nga e djathta, por sidomos nga e djathta, është e pranishme një suitë e kalçifikuar politikanësh të cilët qendrojnë në elitë për vlerën e vetme sepse kanë nga një parti, me apo pa anëtarë, që askush nuk e di. Kur bëhen zgjedhje, këta, pavarësisht se dy të mëdhenjtë kanë dashur t’i zhdukin, ata jetojnë shëndetshëm përmes aleancave.

“Do t’i merrni në paketë”, i tha Edi Rama Lulzim Bashës, dhe ai i mori, i vuri në listë, janë deputetë. Bashës lehtësisht i kthyen krahët. Të tjerë gërxho të vjetër, që nuk i ndahen politikës dhe posteve, që nuk i vuri në listën e sigurtë të deputetëve, u bënë kundërshtarë “parimorë” të Bashës, ku shquhen Topalli e Noka. I tillë do kish ngelur edhe Shehu, por e ndihu fati kur në orën e fundme u vu në listë. Kjo ndodh sepse Partisë Demokratike, pas largimit të “karrigethyerve” që krijuan Aleancën Demokratike, i ka munguar një elitë intelektuale e dedikuar ndaj lirisë e liberalizmit e për këtë shkak njohja e tyre në popull, në intelektualë, në botën akademike, në studiues e krijues intelektualë, është kaq e zbehtë, aq sa çdo propozim të tyre e shndërron, në mos qesharake, në jo serioze! Qerthulli ku rrotullohen si kali në lëmë, nuk kalon tej hundës së tyre.

“Lëvizja për zhvillim kombëtar”! Qënka një parti kjo?! Dini ju i nderuar lexues se ekziston një parti e tillë? Po kryetar kë ka? Dhe qe të mos e zgjasim, është partia e Dashamir Shehut, ai është kryetar i saj. Ka ikur nga Partia demokratike jo se nuk ndjehet pjesë e saj, por ndjehet më rehat si pjesë më vete, vet zot, vet shkop!

Me Dashin nuk kam asgjë personale, por dua t’u kujtoj atyre që e përzgjodhën për president se deputeti më ndërmend periudhën më të tmerrshme e më të trishtë të shtetit shqiptar, 1994-1998. Ai, duke qenë në krye të shtetit si zëvendës kryeministër, ka qenë jo më pak pëgjegjës për lulëzimin e firmave piramidale, për privatizimin e shëmtuar “të vjedhim ç’të mundim’, për politikat e gabuara të ndjekura në kthimin e pronave, për shkatërrimin e ushtrisë, për thyerjen e unitetit kombëtar, për nxitjen e armiqësisë Veri-Jug. Natyrisht që ka qenë Sali Berisha arkitekti, por nuk mund të mbulohet zëvendës kryeministri pas hijes së tij!

Njerëzit e moshës time nuk mund t’i harrojnë, i kanë të gjalla ato ngjarje të atyre viteve. Vërtet Dashi me shokë u munduan të ndërtojë një ndërtesë të re, por ndërtesa e vjetër s’kish pse prishej, me pasuri e katandi, siç ndodhi! Hynë si fillestar në politikë, por nuk u lejohej të hynin si fillestar në ekonomi. Çdo i mefshët e kuptonte se paratë nuk mbillen, nuk pjellin nga 10-12 % në muaj, pa prodhuar. Vetëm qeveria dhe Banka e Dashamir Shehut nuk e dinte!

Ajo që kam vënë në titull se Presidenti duhet të jetë qytetar me identitet të spikatur kombëtar dhe europian, do t’i shkonte Dashit për shtat, po t’i fshije të kaluarën dhe pikëpamjet e njëanshme politike. Pas një presidenti shumë të keq, të djegur, duhet t’i fryjmë edhe kosit!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja