/ATSH- DPA /- Presidenti iranian, Hassan Rowhani ka uruar sot qytetarët izraelitë me rastin e Vitit të Ri Hebre, i njohur ndryshe si "Rosh hashana".
"L'Shanah Tovah", shkroi Rowhani në një postim në Twitter, që do të thotë "Gëzuar Vitin e Ri" në hebraisht.
"Uroj që rrënjët tona Abrahamike të shtojnë respektin dhe të sjellin paqe e mirëkuptim", shkruan ai.
Irani nuk e ka njohur ende Izraelin si shtet sovran, por që prej zgjedhjes së Rowhanit dy vite më parë, retorikat e ashpra ndaj Izraelit janë zbutur.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e sheh Iranin si kërcënimin më të madh të Izraelit.