ITALI- Pas 7 vitesh mungesë, presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në kryeqytetin italian, ditën e hënë datë 25 nëntor, i shoqëruar nga 5 avionë, 11 ministra dhe 50 makina të eskortës.
Takimi i parë i Putin, u mbajt me Papa Françeskun në Vatikan, një takim 35 minutësh në të cilin u diskutua për gjendjen në Siri dhe problemet e të krishterëve në vende të ndryshme në botë, duke mos prekur kështu temën delikate të marrëdhënieve të tensionuara mes Vatikanit dhe Kishës Ortodokse Ruse.
Gjatë këtij takimi, duke iu referuar luftës civile në Siri, Papa theksoi nevojën për t’i dhënë fund dhunës në vend dhe ndihmës humanitare për popullin sirian.
Presidenti rus, gjatë mbrëmjes së ditës së hënë u takua edhe me presidentin italian Giorgio Napolitano dhe ish-kryeministrin, njëkohësisht mikun e tij, Silvio Berluskonin.
Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Itali, presidenti rus Vladimir Putin, udhëtoi për në qytetin e Triestes, ku u takua edhe me kryeministrin italian Enrico Letta. Në Trieste, u zhvillua takimi dypalësh, mes qeverive ruse dhe italiane.
Gjatë këtij takimi, u firmosën, 7 marrëveshje institucionale dhe 21 marrëveshje tregtare, mes dy vendeve.
Pas firmosjes të 28 marrëveshjeve, kryeministri italian Enrico Letta, gjatë një konference për shtyp, është shprehur se ky është një bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sociale dhe një imazh shumë i mirë, për punën që do kryejmë sëbashku, duke theksuar faktin se këto marrëveshje duhet të kthehen në fakte konkrete.
Letta, nënvizoi gjithashtu se takimi tjetër dypalësh Rusi-Itali do të zhvillohet në Soci, qytet në Rusinë jugore, pas ftesës së bërë nga presidenti Putin.
Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com