Presidenti shpërndan parlamentin
nis zyrtarisht fushata në Greqi

Presidenti shpërndan parlamentin<br />nis zyrtarisht fushata në Greqi
ATHINË - Presidenti grek Papulias ka shpallur sot dekretin për shpërndarjen e Parlamentit të dalë nga vota e 6 majit, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 17 qershor.

Po sot nis zyrtarisht fushata elektorale e partive politike. Zgjedhjet greke po ndiqen me mjaft interes në arenën ndërkombëtare. Mediat e huaja e kanë Greqinë, lajm të parë. Kjo edhe pas deklaratës së bujshme të kancelares Angela Merkel se Greqia duhet të zhvillojë referendum për daljen ose jo nga eurozone.

Në këto zgjedhje kërkohet dominancë në mënyrë që të formohet qeveria. Do të vendoset nëse grekët do të mbështesin dhe respektojnë vazhdim e marrëveshjes së borxhit, duke votuar PASOK dhe PDR apo do të mbështesin dapljen e Greqisë nga kjo marrëveshje duke votuar SYRIZA dhe partitë e tjera të vogla.

Një sondazh i ri parazgjedhor i kryer nga kompania RASH dhe i publikuar sot në gazetën Metro, nxjerr sërish në vend të parë koalicionin e së majtës radikale SYRIZA, me një diferencë prej 1.5 % krahasuar me Demokracia e Re.

Kështu SYRIZA ka marrë 21.7%, e ndjekur nga Demokracia e Re me 20.2% dhe 11.7% me PASOK. Në sondazh, duket një rënie e partisë Grekët e pavarur në 7.35%, Partia Komuniste me 5.55% dhe Agim i Artë me 3.7% sërish bëhet forcë parlamentare.

(rd/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave