SIRI - Presidenti sirian Bashar al-Assad nëpërmjet një letre të shkruar ka shprehur solidaritetin e Sirisë me përpjekjet e Rusisë për të vendosur sigurinë dhe stabilitetin në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve siriane “SANA”.
Assad përgëzoi presidentin rus Putin për politikat e zgjuara dhe rregullat e ligjshme që drejtojnë relatat ndër vendet e ndryshme të botës.
Në letër, presidenti sirian thekson se politika e Putin e cila bazohet mbi legjitimitetin ndërkombëtar dhe objektivat e OKB, qëndrojnë si garanci për të gjithë njerëzit, për të krijuar një botë transparente dhe të balancuar.
Bazuar kjo, në respektimin e sovranitetit të kombeve dhe të drejtën e njerëzve për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre.
Assad shprehu besimin e tij në aftësinë e presidentit rus për të ulur tensionin në Ukrainë dhe për të ndihmuar popullin e saj ti japë fund ekstremizmit dhe terrorizmit në vend.
Vladimir Putin ka qenë mbështetësi kryesor politik i Assad gjatë luftës civile në Siri nëpërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve, e cila deri më tani ka marrë jetët e rreth 140 mijë njerëzve.
Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com