Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Takimi me Preisdentin Trump është njoftuar nga vetë Thaçi, i cili ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një fotografi me të parin e SHBA.

Ndër të tjera, Presidenti i Kosovës shkruan se Trump i ka rikonfirmuar se mbështetjen e SHBA në rrugën euroatlantike.

“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik. HTH”, shkruan Thaçi. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com