Nga Fieri, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave për vaksinimin e personaliteteve mbi moshën 80 vjeç. Teksa ironizoi deklaratat e presidentit Ilir Meta, i cili tha se me këtë vendim po bëhet ndarje klasore e shoqërisë, Rama thotë se vaksinimi i personaliteteve do të shërbejë dhe për të ndërgjegjësuar qytetarët se duhet bërë vaksina, në një kohë kur ka kaq shumë teori konspirative që i frikësojnë.
“Ka shtete që janë në hall për vaksinën. Po ka halle e halle se tjetër është gjermania, tjetër italia dhe tjetër jemi ne, tjetër janë disa vende që skanë nisur ednde procesin e vaksinimit e sdinë se ku do nisin. Por ne sjemi kjo kategori, sigurisht që sjemi në nivelin e izraelit që ka vaksinuar shumë, duke paguar me 3 fishin e cmimit para se vaksina të prodhohej, ka parablerë gjithë vaksinën, duke rrezikuar që nëse nuk aprovohej vaksina të humbte edhe paratë. Ndërkohë nxituan edhe të tjetët , përballë një kompanie pfizer që nuk mund të furnizonte gjithë botës. Shfrytëzova talentin e lypsarit dhe ia dola për një kontratë. Brenbda marsit e gjithë sasia që do vinte, do të vijë. Jemi në dskutime me të tjerë, ndërsa me pfizer kemi cdo ditë cdo ditë kontakte për të afruar dozat.
Sidoqoftë brenda marsit mbajrojmë të gjithë vaksinimin e stafit mjekësor, do mbarojmë brenda javësh procesin e vaksinimit në shtëpitë e të moshuarve, kemi rreth 700 të moshuar pa njeri dhe rreth 300 personel dhe skemi pasur asnjë fatalitet sic ndodhi psh në francë, dhe nuk kemi patur për një arsye që është vërtet për tu thënëse personeli është karantinuar bashkë me të moshuarit që të mos të dalin për ti sjellë virusin aty. Janë njerëz që kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme dhe fillojmë të dielën vaksinimin e moshës mbi 80 e lart. Unë thashë që do ta filljmë vaksinimin me disa ersonalitet që i kanë dhënë shumë vendit tonë dhe nuk duhet ti kujtojmë vetëm të ndahennga jeta. Flas për personalitet që janë 80 plus. Nuk them marrim bujar nishanin edhe hajde ta diskutojmë. Presidenti tha diktaturë, genocid, ndarje klasore, dmmth është ndarje klasore të vaksinosh tinka kurtin, qenka diktaturë të vaksinosh dikë tjetër mbi 80 vjec. Është ndarje klasore dhe diktaturë të vaksinosh alfred Mosiun? Ndërkohë që jo! Vaksinimi i tyre është një ndihmë që i jepet fushatës së vaksinimit për të dhënë mesazhin e tyre në kushtet kur ka shumë sharlatanë që flasin për cipa që kalojnë përmes vaksinës. Kështu Bill Gates do mblidhte të gjithë thashethemet e tyre për të berë cfarë?”, tha Rama.
Ndërkohë presidenti Ilir Meta i është përgjigjur menjëherë duke shpërndarë në faqen e tij zyrtare mesazhin e dhënë dje para gazetarëve, ndërsa shtron disa pyetje nëse janë të shqetësuar për mesazhet e tij. Meta thekson se le të shqetësohen ata që mendojnë se do të bëjnë "tërmet" në zgjedhje.
Edhe dje ka pasur replika mes Metës dhe Ramës për procesin e vaksinimit pasi presidenti tha se vendi është në prag të katastrofës për shkak të situatës së COVID. Rama tha se të gjitha përpjekjet e tij janë për të rimarrë pushtetin, por s'do t'ia arrijë.
Lajmi kryesor:
Rama në Fier: 50 turq dhe 320 shqiptarë do punësohen në spital! Mandatin e tretë, sjellim universitete me 'nam', pagë deri në 40 mijë lekë pa taksa
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili nga Fieri iu përgjigj lidhur me deklaratat për procesin e vaksinimit të personaliteteve mbi 80 vjec.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta risjell në vëmendje një deklaratë të tij të djeshme, ndërsa shtron disa pyetje nëse janë të shqetësuar për mesazhet e tij. Meta thekson se le të shqetësohen ata që mendojnë se do të bëjnë ‘tërmet’ në zgjedhje.
“Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?! Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!
Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin”, shkruan Meta.