Rama: Spitali i Fierit do mbarojë para afatit! Meta është bërë si dordolec, tremb zogj kur ka detyrë tjetër! Do të rimarrë pushtetin me forcë (VIDEO)

Deklaratave të presidentit Ilir Meta i cili tha se vendi është në prag të katastrofës për shkak të situatës së COVID, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur nga kantieri i Spitalit të Fierit, duke thënë se të gjitha përpjekjet e tij janë për të rimarrë pushtetin, por s'do t'ia arrijë.

“Sot është ky spital paltformë të për të filluar dhe pastrimin e tyre. Sistem ido ndryshojë në këtë sens, të mos harrojmë se dhe Shqipëria kur ka nisur reformën e madhe të shendetësisë ka nisur njësoj si këtu. Meta ka bërë thirrje se ka neovjë për transformim në sistem dhe për planin e munguar të vaksinimit? Ilir Meta është shpërdoruaes i rolit dhe zyrës së presidentit, thirrjet e tij për të reformuar shëndetësinë vijnë nga zyrat e peco vasilit të cilët e kishin mundësinë ta bënin. Koha kur drejtohej prej tyre është koha më e zymtë dhe më e errët.

Vaksinimi do shtrihet te mosha mbi 80 plus, nëse Meta mendon se Tinka Kurti dhe Reshat Arbana sduhet të vaksinohen por të presin rradhën unë kam mendim  tjetër. Nëse meta flet për votat e rrjedhura. Ky njeri është bërë si dordolec që vjen në fusha për të trembur zogj ndërkohë që ka detyrë tjetër. Kam besim se do tja arrijmë planit të parë të vaksinimit. Presidenti i shqiptarëve që flet për shqipërinë dhe shqiptarët që lufton për ndërmarrjen e tij se merr në kosideratë që janë shumë vende që ende skanë marrë asnjë dozë vaksine ndërsa ne  vijojmë me të moshuarit tani dhe hap pas hapi me të tjerët. Ata thjesht duan të marrin pushtetin me forcë por  kurrë skanë për ta rimarrë”, tha Rama.

Ndërkaq Rama tha se spitali rajonal i Fierit, donacion ky i qeverisë turke, siç duket do të mbarojë më para afatit. Në një intervistë, kreu i qeverisë tregoi disa detaje nga se si do të funksionojë spitali rajonal memorial i Fierit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:33
'Ka dhe qeliza kancerogjene që afektojnë sistemin e shëndetësisë', Rama: Spitali i Fierit do mbarojë para afatit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se spitali rajonal i Fierit, donacion ky i qeverisë turke, siç duket do të mbarojë më para afatit të parashikuar. 

“Premtimin e ka thënë Erdogan. Unë kam qenë i rezervuar. Me sa shoh, afati do të tejkalohet (Do te ndertohet para afatit 3 mujor). Ky do të jetë spitali rajonal memorial i Fierit. Do të jetë pjesë e sistemit shëndetësor publik, si spitalet e tjera. Do të administrohet krejt ndryshe, qendër e transmetimit të dijeve. Që do të thotë se buxheti do të menaxhohet nga spitali, rrogat nuk do të jenë fikse për të gjithë, por mjeket dhe infermierët do të paguhen sipas performancës. Paralelisht me punën në kantier, vijon puna nga ekipet e dy qeverive. 320 mjekë dhe infermierë do të jenë shqiptarë. Në skuadrën e menaxhimit do të jenë 2-3 kandidatë. Gjithçka është sipas planit, ndërkohë që lajmi i mirë, për mua siç jam i pakënaqur, ka mes tyre dhe qeliza kancerogjene që afektojnë sistemin tonë. Është ky spital sot platforma për të filluar pastrimin e tyre. Edhe Turqia, kur ka nisur me reformën në shëndetësi, e ka nisur si këtu dhe më pas me fazën spitalore të privatizuar.”, tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 20/02/2021 01:46

    EJVALLAH ERDOGAN....DHE QEVERISE TURKE....FUCK GREECE....

    Përgjigju
  • vjosa: 20/02/2021 00:29

    BRAVO RAMA,,vetem nje kritike kam qe ky spital duhej te ishte pak me i ngritur me beton,,,qe te perballoje lageshtiren.....,,per kete nuk ke faj ti rama ,,se spitalin po e bejne turqit....

    Përgjigju
  • Berti: 19/02/2021 21:21

    Sa mire qe arriti dita te bredhe poshte e lart si Robert Camcakezi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë