Presidenti Topi: Politika
ka detyrim tolerancën

Presidenti Topi: Politika <br />ka detyrim tolerancën
Presidenti i Republikës, Bamir Topi në ditën e Ndërkombëtare të Tolerancës organizuar në “Universitetin e Arteve” ku merrnin pjesë diplomatë, drejtues të bashkësive fetare, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, akademikë, studentë dha një apel të qartë për politikën shqiptare e cila sot nuk karakterizohet nga toleranca dhe respekti reciprok i individëve dhe i institucioneve. “Mbi të gjitha, - tha ndër të tjera Presidenti - ne nuk mund të mos konstatojmë sot një nivel të lartë të konfliktualitetit politik, mungesë dialogu institucional dhe retorikë denigruese që largon vendimmarrjen nga shqetësimet reale qytetare. Shpesh herë kemi parë sesi individë apo institucione politike, të cilët kanë përgjegjësi dhe detyrimin zyrtar e publik të jenë përfaqësues, tolerantë dhe transparentë, - të veprojnë ndryshe, duke cënuar me sjelljet dhe vendimet e tyre jo vetëm interesat individuale të qytetarëve, por edhe të vendit”

Dita e sotme është një apel për të gjithë ata, për ta lexuar nevojën për dialog politik dhe institucional jo si një dhuratë apo lëshim, por si detyrim kushtetues e civil, si mjeti i vetëm për t’u shërbyer si duhet qytetarëve dhe shoqërisë. Një vend me probleme që kërkojnë zgjidhje, nuk ka kohë për të humbur me konflikte boshe politike, nominale apo ideologjike. Politika ka përgjegjësinë të mos lejojë asnjëherë të shndërrohet në faktor dominues mbi qytetarët dhe interesat e tyre, por të bashkëjetojë dhe të bëhet zëdhënëse e këtyre interesave”

Kreu i Shtetit vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të popullit shqiptar dhe shembujt që kemi dhënë në histori për tolerancen, por njëkohësisht dhe marrëdhëniet e vështira që kemi pasur me të.
“Për ne, shqiptarët, raportet me tolerancën kanë qenë raporte komplekse, të imponuara kryesisht nga fatet tragjike në luftra e pushtime, nga regjime autoritare dhe refuzuese ndaj të drejtave bazë të njeriut. Shqipëria ishte ndër të paktat shtete që nuk iu bashkua në kohën e duhur Kartës së OKB-së të të Drejtave të Njeriut dhe sidomos Kartës së Helsinkit, por me ndryshimet demokratike, në vitin 1995, Shqipëria konfirmoi standarde të larta të këtyre të drejtave duke u pranuar me të drejta të plota në Këshillin e Evropës. Sot Shqipëria është një vend nënshkrues i Deklaratës së Parimeve mbi Tolerancën, është një vend anëtar në NATO dhe me projektim të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”.



  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit