Presidenti Topi uron në
panair gazetën Shqiptarja.com

Në ditën e fundit të panairit “Klik Expo Klik” Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka vizituar pjesëmarrësit në këtë panair si dhe stendën e gazetës “Shqiptarja.com”.
I shoqëruar nga disa prej këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij kryesorë, presidenti Topi është takuar me përfaqësuesit e “Shqiptarja.com”, e cila ka pasur stendën e saj në të gjitha ditët e panairit.
Kreu i shtetit ka uruar rrugë të mbarë për “Shqiptarja.com”, duke mos harruar edhe vështirësitë e aktualitetit në Shqipëri e në veçanti për median shqiptare.
Panairi i Klik Expo Klik solli 400 firma të ndryshme nga 20 vende të botës, duke ruajtur traditën e një panairi gjithëpërfshirës dhe të vlefshëm për komunikimin mes investitorëvë në botë dhe rajon.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari për shkelje të rënda disiplinore! 11 ankesa ndaj saj për mosrespektim të afateve proceduriale

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari për shkelje të rënda disiplinore! 11 ankesa ndaj saj për mosrespektim të afateve proceduriale