Donald Trump dhe këshilltari i tij, pikëpamje të ndryshme mbi Korenë e Veriut

Donald Trump dhe këshilltari i tij, pikëpamje të ndryshme mbi Korenë e Veriut

Presidenti Donald Trump dhe këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare John Bolton duket se kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me nivelin e rrezikut që paraqet Koreja e Veriut.

Në një postim në tweeter në dielën nga Tokio, zoti Trump i dha një përgjigje zotit Bolton pas komenteve të tij të shtunën se nuk kishte "asnjë dyshim" se prova e kohëve të fundit e Phenianit me raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, shkelte një rezolutë të Kombeve të Bashkuara.

"Koreja e Veriut lëshoi disa armative të vogla që shqetësuan disa nga njerëzit e mi e të tjerë, por jo mua" shkruante zoti Trump.

Presidenti e bëri komentin e tij pak para se të luante golf me kryeministrin japonez Abe. Më vonë ata ndoqën nga afër një ndeshje sumo dhe zoti Trump i dorëzoi kupën e Presidentit fituesit të garës.

Të hënën Presidenti Trump pritet të takohet me perandorin Naruhito. Ai do të zhvillojë dhe një takim zyrtar me zotin Abe si dhe do të marrë pjesë në një darkë shtetërore. VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme

Lavrov: Moska do pezullojë moratoriumin për vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme