Presidenti Donald Trump ka deklaruar këtë të premte (7 mars 2025) se po shqyrton mundësinë e sanksionimit të Rusisë, deri në arritjen e një marrëveshje për armëpushim ose përfundimin e luftës në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetin social "Truth Social", Trump i bën thirrje Moskës të ulet në tryezën e bisedimeve para se të jetë tepër vonë.

Trump paralajmëroi Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të sulmeve që po vazhdojnë ndaj Ukrainës. Ukraina u godit nga të paktën 58 raketa ruse dhe 194 dronë mbrëmjen e së enjtes, tha ushtria ukrainase.

Postimi i plotë i Donald Trump: 

Duke u bazuar në faktin që Rusia po e “godet” Ukrainën në mënyrë masive në fushëbetejë për momentin, unë po e shqyrtoj seriozisht vendosjen e sanksioneve të gjera bankare, sanksioneve dhe tarifave ndaj Rusisë derisa të arrihet një Armëpushim dhe një MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE PËR PAQEN.

Për Rusinë dhe Ukrainën: uleni në tryezën e bisedimeve tani, përpara se të jetë tepër vonë. Faleminderit!!!”

Sanksionet e reja amerikane nuk do ta ndalojnë Moskën nga realizimi i qëllimeve të saj në Ukrainë, tha të premten një zëdhënës i qeverisë ruse, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të vendosë ndëshkime të reja financiare ndaj vendit për të detyruar një armëpushim.

“Rreshti i parë i postimit është më i rëndësishmi. Për shumë muaj, SHBA-ja është fokusuar në fitoren e Ukrainës. Tani ka një njohje të realitetit se pozicioni i Ukrainës në fushëbetejë është i keq,” tha për CNN zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke iu referuar postimit të Trump në rrj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:01
Rusia: Kërcënimi i Trump për sanksione të reja nuk do na ndalojë në arritjen e objektivave në Ukrainë

Sanksionet e reja amerikane nuk do ta ndalojnë Moskën nga realizimi i qëllimeve të saj në Ukrainë, tha të premten një zëdhënës i qeverisë ruse, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të vendosë ndëshkime të reja financiare ndaj vendit për të detyruar një armëpushim.

“Rreshti i parë i postimit është më i rëndësishmi. Për shumë muaj, SHBA-ja është fokusuar në fitoren e Ukrainës. Tani ka një njohje të realitetit se pozicioni i Ukrainës në fushëbetejë është i keq,” tha për CNN zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke iu referuar postimit të Trump në rrjetin social të premten, i cili fillon duke thënë se Moska po e “shkatërron” Ukrainën.

“E vërteta është se Ukraina ka humbur, sepse ajo kishte besim dhe u mbështet tek administrata e mëparshme e Shtëpisë së Bardhë. Sa i përket sanksioneve të reja, ne kemi përballuar kaq shumë sanksione deri më tani dhe ato nuk na kanë ndaluar nga realizimi i objektivave tona,” shtoi Zakharova.