SHBA - Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër që rikthen dënimin me vdekje në nivel federal, duke anuluar moratoriumin e vendosur nga Joe Biden në vitin 2021.
aI ka urdhëruar gjithashtu prokurorin e përgjithshëm të kërkojë dënimin me vdekje "pavarësisht nga faktorët e tjerë" kur rasti ka të bëjë me vrasjen e një agjenti ose me krime kapitale "të kryera nga një i huaj i pranishëm ilegalisht në vend".
Gjithashtu, ka kërkuar të "merren të gjitha masat e nevojshme dhe ligjore" për të siguruar që shtetet të kenë mjaftueshëm medikamente për injektimin vdekjeprurës.
vetëm tre të pandehur kanë mbetur në radhën e dënimit me vdekje, pasi Biden konvertoi 37 dënime me vdekje në burgim të përjetshëm.