SHBA- Presidenti Trump shkarkon nga detyra Këshilltarin e Sigurisë, John Bolton.
“Unë e njoftova John Bolton mbrëmë, se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk pajtohesha me shumë nga sugjerimet e tij,” shkruajti Trump. Siç shkruajnë mediat ndërkohëmbëtare, shkarkimi ka ardhur për çështjen e talebanëve. Më herët Trump njoftoi se kishte ftuar delegacione nga Afganistani, përfshirë edhe talibanët për bisedime paqeje, por më pas anuloi takimin duke thënë se negociatat e paqes i konsideronte "të vdekura", pa dhënë asnjë motiv.
Bolton është një emër i njohur për Shqipërinë, pasi ai ka qenë në mbështetje të idesë për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.
Trump shtoi se do ta emërojë Këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare javën e ardhshme.
Postimi i plotë i presidentit Donald Trump
Lajm në përditësim
Urime Kosovë, Ngushëllime Hashim ...
Përgjigju