Presidenti turk do të mbajë tubim zgjedhor në Sarajevë

Presidenti turk do të mbajë tubim zgjedhor në Sarajevë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të mbajë një tubim zgjedhor në Sarajevë para komunitetit turk në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky zhvillim vjen pasi disa shtete të Bashkimit Evropian kanë ndaluar mbajtjen e tubimeve të tilla.

Erdogan do të mbajë tubim në Sarajevë për zgjedhjet presdienciale dhe parlamentare turke, që janë paraprarë të mbahen më 24 qershor. Tensionet mes Turqisë dhe BE-së u rritën vitin e kaluar, pasi shumë shtete ia ndaluan qeverisë turke që të mbajë tubime për referendumin, që ia rriti fuqitë presidentit turk.

Mediet në Bosnjë kanë raportuar se rreth 20 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në qendrën sportive Zetra, ku Erdogan do të mbajë tubimin. Janë rreth 3 milionë turq që jetojnë në Evropë dhe që kanë të drejtë vote në zgjedhje.

Shumica prej tyre, rreth 1.4 milion jetojnë në Gjermani. Austria dhe Holanda kanë njoftuar se nuk do të lejojnë që tubime zgjedhore nga politikanët turk të mbahen në shtetet e tyre. Megjithatë, Sarajeva ka marrëdhënie të ngushta me Ankaranë.

Ne do t’i tregojmë se ai (Erdogani) se ka miq që janë krenarë me të.

 

Lideri i myslimanëve të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë