Presidenti turk Erdogan paralajmëron amerikanët: Kërcënimet nuk ju shkojnë me ne
Erdogan qëndroi në qytetin e Detit të Zi të Turqisë, Ordu, ku iu drejtua qytetarëve të tubuar, ndërsa me këtë rast u përqendrua edhe në ndodhitë aktuale
Recep Tayyip Erdoğan
ORDU – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke folur për marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), porositi se me popullin turk nuk mund të bisedohet me gjuhën kërcënuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdogan qëndroi në qytetin e Detit të Zi të Turqisë, Ordu, ku iu drejtua qytetarëve të tubuar, ndërsa me këtë rast u përqendrua edhe në ndodhitë aktuale.
Në theks të fjalimit të presidentit turk ishin tensionet në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Na kërcënojnë, por me ne nuk mund të bisedoni me gjuhën kërcënuese. Ne kuptojmë gjuhën ligjore. Ne do të bëjmë gjithçka që kërkon ligji dhe drejtësia. Nuk do të dorëzojmë askënd, le të mbetet tek ju, neve na mjaftojnë ata që i kemi”, tha Erdoğan duke shtuar:“Nëse biem, ne patjetër do të ngrihemi nga ai vend. U ngritëm dje, do të ngrihemi nesër. Vetëm le të qëndrojë populli im në këmbë”.
Erdoğan porositi amerikanët se është për keqardhje që SHBA-të janë në gjendje që të ndryshojnë partner të NATO-s për një prift, duke menduar për priftin amerikan Andrew Brunson, të cilin e arrestoi policia turke nën akuzat për ofrimin e mbështetjes ndaj organizatave terroriste.
Akuzat ndaj Brunson përfshijnë spiunimin për organizatën terroriste PKK, të listuar si grup terrorist nga SHBA dhe Turqia, dhe organizatën terroriste FETO, grupin pas tentativës për grusht shteti në Turqi në korrik të vitit 2016.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri
25 Dhjetor 2024, 15:50
-
Erdogan takon Orban: Bashkëpunim me BE-në për të rindërtuar Sirinë
12 Dhjetor 2024, 19:56
-
Ish-gjenerali i shërbimeve sekrete ruse: Siria ishte një barrë e panevojshme, por Erdogan e poshtëroi Putinin
10 Dhjetor 2024, 20:09
-
Siria/ Efekti domino: Nga Damasku në Kiev, balancat e reja botërore
9 Dhjetor 2024, 07:52
-
Presidenti Erdogan: Fundi i Perëndimit do të vijë, u ngrit mbi masakra, gjenocid dhe shfrytëzim
6 Dhjetor 2024, 20:37
-
Erdogan: Shpresoj që Trump do t’i thotë Izraelit ta ndalë luftën
8 Nëntor 2024, 13:37
-
Në kërkim ndërkombëtar, dërgohet për gjykim 40-vjeçari! Bëri thirrje në rrjetet sociale për heqjen e pllakatit të Erdogan në Laç: S’mund të vendosen simbole të një vendi që na ka pushtuar
25 Tetor 2024, 09:09
-
Erdogan zotohet për shfarosje të lëvizjes FETO dhe përndjekje të mbështetësve të Gulenit
22 Tetor 2024, 20:07
-
Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Miqësi e palëkundur, theksuam vendosmërinë për të luftuar FETO-n
12 Tetor 2024, 22:43
-
Erdogan vizitë dyditore në Beograd, takim me Vuçiçin! Presidenti serb: Turqia, investitor i rëndësishëm në Serbi
11 Tetor 2024, 12:49
-
Turqia i dhuron ushtrisë dronë kamikazë, Rama: S'godasim askënd por me ta jemi të pagoditshëm! Erdogan në Tiranë: Të vijojmë luftën kundër FETO, rrisim vëllimin tregtar në 2 mld $
10 Tetor 2024, 13:52
-
Erdogan në Tiranë/ Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-turke në ditët më mira, e para për investimet e huaja në janar-qershor, e dyta për tregtinë
10 Tetor 2024, 11:07