Presidenti UFC-s gëzon tifozët: Ndeshja e kthimit McGregor-Khabib mund të luhet në Wembley

Presidenti UFC-s gëzon tifozët: Ndeshja e kthimit McGregor-Khabib mund të luhet në Wembley

Conor McGregor u rikthyer këtë fundjavë në oktagon pas 15 muajsh larg UFC duke mposhtur amerikanin Donald Cerrone. Tani të gjithë presin ndeshjen e kthimit të irlandezit me kundërshtarin më të madh të tij Khabib Nurmagomedov, i cili në ndeshjen e fundit para rikthimit, e mposhti McGregor në Las Vegas.

Për ndeshjen e kthimit ka folur së fundmi Dana White, presidenti i UFC-së, i cili ka bërë një deklarët të bujshme përsa i takon vendit ku mund të zhvillohet. Më herët vetë McGregor ka deklaruar se mund të jetë Rusia pavarësisht se është vendlindja e Nurmagomedov.

Për këtë çështje Dana White është shprehur: “Ndeshja e kthimit nuk do të jetë në Moskë për shumë shumë arsye. Me gjasë mund të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, Neë York, Dallas ose këtu në Las Vegas.

Vegas është gjithmonë vendi më i mirë, por Khabib nuk e pëlqen shumë pas asaj që ndodhi herën e fundit. Mund të jetë stadiumi Wembley, pasi atje vijnë 90 mijë vetë, siç ndodhi me Anthony Joshua, ose Cardiffi, pasi stadiumi ka një kapacitet të ngjashëm.”

Më herët McGregor e ka bërë të qartë se do të konsideronte një ‘re-match’ vetëm nëse do të luhej në Europë. Irlandezi është shprehur: “Nëqoftëse do të ishte në një stadium në Europë do preferoja të ndodhte në Irlandë. Më pëlqen Mbretëria e Bashkuar, por kam kërkuar të bëj një shou në Irlandë që prej fillimeve të mia. Do doja shumë të ishte në Irlandë sepse është vendlindja ime.

Përse është Dana kundër një ndeshje me Khabib në Rusi? Çfarë vendi, do të ngjaja si te filmi i Rocky-t. Unë jam më shumë rus se Khabib-i, kështu që do ishte e mrekullueshme të bëhej atje.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana