Kievi momentalisht ndodhet në armëpsuhim mes forcave të policisë dhe protestuesve, por trazirat kanë filluar të përhapen edhe në qytetet e tjera të Ukrainës.
Duket se më në fund opozita fitoi luftën e saj pjesërisht, pasi kërksa e tyre ishte dorëheqja e qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme. Gjatë përleshjeve të ditëve të fundit, qindëra persona u arrestuan nga policia. Ministria e Brendshme ukrainase lajmëroi se 256 oficerë policie ishin plagosur gjatë protestave.
Gjithçka filloi gjatë muajit dhjetor kur presidenti Yanukovych vendosi të mos firmosë marrëveshjen e tregtisë me BE-në. Pikërisht ky vendim ngjalli dhe zemërimin e një pjese të mirë të popullisë ukrainase pro-europiane.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)