Presidenti Vuçiç: Minishengeni, më i miri për gjithë rajonin e Ballkanit

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi në një intervistë me ‘Dnevni Avaz’ të Sarajevës se ai kurrë nuk do të heqë dorë nga ajo që ai mendon se Minishengeni është në të mirë të gjithë rajonit të Ballkanit

Ai tha gjithashtu se në Uashinton është bërë një marrëveshje shumë e mire dhe se prania amerikane gjatë përgatitjes dhe firmosjes do të ketë ndikim që ajo të vihet në praktikë

Presidenti i Serbisë deklaroi gjithashtu se i vinte keq për tensionet e mëdha në Malin e Zi pas zgjedhjeve parlamentare dhe se i vinte keq që disa njerëz gjithmonë drejtojnë gishtin te Serbia.

Më 4 shtator Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje të gjerë ekonomike, në zyrën Ovale në prani të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Marrëveshja përmban disa zotime të palëve për bashkëpunim ekonomik të ndërsjelltë, çka do të sjellë normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Një nga pikat e marrëveshjes, ka të bëjë me “Minishengenin Ballkanik”, ku thuhet se të dyja palët do t’i bashkohen këtij unioni të ri.

Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës Mini-Shengen”, të prezantuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia në 19 Tetor dhe do të shfrytëzojnë plotësisht përfitime prej saj“, thuhet në marrëveshjen mes palëve.

Në atë kohë, Kosova e ka refuzuar një plan të tillë, në mënyrë kategorike kurse Presidenti Thaçi, shprehej se një gjë e tillë është e pamundur, për sa kohë Kosova nuk njihet nga Serbia.

Ndërkohë, Adam Boehler, udhëheqës i Korporatës amerikane për Financa dhe Zhvillim Ndërkombëtar, ka thënë se më 22 shtator të këtij viti do të dërgojë në Beograd një delegacion të nivelit të lartë për të hapur zyrën e këtij trupi atje.

Ai ka thënë se ka marrë këtë vendim pas marrëveshjes së arritur më 4 shtator në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Boehler ka thënë se menjëherë do të fillojë puna për projektet kyçe të normalizimit ekonomik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar