TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar sot 23 qershori 2013 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri.
Në dekretin e Presidentit Nishani thuhet: “Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,
D e k r e t o j
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.
23 qershori ishte dhe data që u propozua më 5 nëntor në takimet konsultuese që zhvilloi Presidenti Nishani me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.
Më 5 nëntor Nishani u takua me Kryetarin e Grupit të PD-së, Astrit Patozin, me Kryetarin e Grupit të PS-së, Gramoz Ruçin, me Kryetarin e Grupit të LSI-së, Lefter Kokën, me Kryetarin e PR, Fatmir Mediu, me Kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizin, si dhe me një përfaqësi të PBDNJ-së, por anashkaloi FRD-në dhe AK-në.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nishani u konsultua me partitë më 5 nëntor