JOHANNESBURG - Pasi dha lajmin e vdekjes së Nelson Mandela-s, presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma deklaroi se do të organizonte një ceremoni varrimi në nder të Mandela-s. Zuma gjithashtu dha urdhër për uljen në gjysëm shtizë të gjithë flamurët e Rupublikës së Afrikës së Jugut.

Një makinë varrimi me arkivolin e mbështjellë me flamurin kombëtar, të Nelson Mandela-s u nis nga shtëpia e tij në Houghton në periferi të Johannesburg-ut, rreth orës 2 të mëgjesit.

Makina ishte e shoqëruar nga një eksortë makinash dhe motorrësh policie, si dhe një helikopter.

Arkivoli me trupin e Mandela-s do të jetë i ekspozuar për tre ditë në Pretoria para varrimit ditën e diel, 15 dhjetor, në fshatin e lindjes së tij, Qunu.

Ceremonia e varrimit të tij do të jetë një event i madh i cili pritet të ngjasojë me ato të Papa Gjon Pali II dhe ishkryeministrit britanik, Winston Churchill.

Figurat më të larta të dotës së politikës dhe jo vetëm pritet të marrin pjesë. Këtu përfshihen të gjithë presidentët e SHBA-së që janë ende në jetë, mbretëresha e Anglisë dhe shumë të tjerë.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)