/ATSH-AFP/ - Presidenti afrikano-jugor, Jacob Zuma bëri sot thirrje për qetësi dhe fundin e dhunës ksenofobe, gjatë një fjalimi zyrtar para Parlamentit.
"Ne dënojmë shumë ashpër dhunën. Ne kërkojmë qetësi dhe ndërprerjen e dhunës", theksoi ai para deputetëve duke i cilësuar si tronditëse dhe të papranueshme sulmet ksenofobe që kanë shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur gjatë muajit prill në Durban dhe duket se po shtrihet në Johanesburg.