Pas Tiranës, Ursula Von der Leyen në Shkup: E ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në BE! Kosova dhe Serbia të negociojnë

Pas Tiranës, Ursula Von der Leyen në Shkup: E ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në BE! Kosova dhe Serbia të negociojnë

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

SHKUP- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas vizitës në Tiranë ka ndaluar në Shkup, nga ku mbështeti hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Përmes një konference për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, presidentja e KE-së u shpreh se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është pranë Bashkimit Evropian.

Von der Leyen përshëndeti përparimin e reformave të marra nga qeveria maqedonase për të luftuar krimin dhe korrupsionin e organizuar, teksa shprehu besimin se ky mund do të shpërblehet.

E pyetur nëse Komisioni Evropian do të nisë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Bullgaria vazhdon të bllokojë Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen tha se dëshiron që të dyja vendet, njëkohësisht, të fillojnë negociatat dhe procesin e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur.

“Unë mbështes plotësisht hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejt të jetë e mundur. Unë dua që ato të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, deri në fund të vitit. Unë ju bëj thirrje: Mos e humbni besimin. Ju keni bërë dhe keni arritur shumë, le të bëjmë një hap tjetër përpara. Ju keni shumë miq dhe mbështetje në Komisionin Evropian”, ka deklaruar von der Leyen.

Tensioni mes Kosovës dhe Serbisë, është ngritur si diskutim në konferencën e përbashkët mes Von der Leyen dhe Zaev. Presidentja e KE-së kërkoi shtensionim të situatës dhe iu bëri thirrje dy vendeve që të dialogojnë. Të njëjtën bindje ndau edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, teksa tha se Procesi i Berlinit është më e mira për të rritur bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit.

"Unë mbetem një mbështetës i fuqishëm i dialogut. Udhëheqësit duhet të ulen në tryezë dhe diskutojnë për zgjidhjen e problemeve. Unë jam i bindur se ne duhet t'i përdorim të gjitha mundësitë për bisedime, partneritet, bashkëpunim dypalësh. E përsëris, Procesi i Berlinit është gjëja më e mirë në Ballkanin Perëndimor. Më vjen mirë që Presidentja e Komisionit do të ketë fokus të agjendës së saj Ballkanin Perëndimor. Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka në shtëpi. Ne jemi miq me të gjithë fqinjët dhe kështu do të vazhdojmë”, ka deklaruar Zaev.

Presidentja e KE-së do të vijojë vizitat zyrtare në Ballkanin Perëndimor, ku pas Tiranës dhe Shkupit, ditën e nesërme do të ndalojë në Kosovë dhe Mal të zi. Një ditë pas vizitës së Von der Leyen, nesër në Shkup do të mbërrijë komisioneri i zgjerimit të BE-së Oliver Varheji, i cili javën e kaluar ishte në Bullgari ku diskutoi për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në BE.

Në qershorin e këtij viti, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së nuk mundën të caktojnë një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë nuk kishte asnjë kundërshti nga 27 vendet anëtare, por pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria.

Po pse Bullgaria po pengon Maqedoninë e Veriut? Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:23
Von der Leyen: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE

Von der Leyen shprehu mbështetjen e plotë për hapjen zyrtare të negociatave për Maqedoninë e Veriut  sa më shpejtë të jetë e mundur. Në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Zoran Zaev, kryetarja e Komisionit Evropian theksoi se Maqedonia ka avancuar në plotësimin e reformave dhe tani e ka radhën BE-ja që të veprojë.

“Është e vërtetë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në  BE dhe ju duam afër nesh. Komisioni Evropian dhe unë vetë, qëndrojmë në atë se ju keni arritur një avancim të jashtëzakonshëm dhe duam të jem e qartë de tani BE-ja e ka radhën” deklaroi Ursula von der Leyen.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion