Pas thirrjeve për bërjen publike të kontratës së kompanisë farmaceutike AstaZeneca dhe BE nga presidentja e komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, kontrata është bërë sot publike.
Kontrata për të cilën Komisioni Evropian negocioi së bashku me Shtetet Anëtare të BE u miratua në 14 Gusht dhe hyri në fuqi më 27 Gusht. Përmes kontratës, të gjitha Shtetet Anëtare janë në gjendje të blejnë 300 milion doza të vaksinës AstraZeneca,me kushtin që 100 milion të dorëzoheshin deri në mars. Në deklaratëtn e tyre komisioni thekson se transparenca dhe përgjegjësia janë të rëndësishme për të ndihmuar ndërtimin e besimit të qytetarëve evropianë.
Komisioni shpreson që të jetë në gjendje të publikojë të gjitha kontratat në të ardhmen e afërt. Kontrata e botuar sot përmban pjesë të redaktuara që kanë të bëjnë me informacione konfidenciale siç janë detajet e faturave. Kontrata e AstraZeneca është e dyta që publikohet, pasi CureVac.
Mes Bashkimit Europian dhe Astra Zeneca ka pasur përplasje ditët e fundit për shkak të problemeve në prodhim të kompanisë.
AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë në fabrikat e saj në Holandë dhe Belgjikë.
Shefi ekzekutiv i saj, Pascal Soriot, tha se kontrata përcaktonte që kompania do të bënte "përpjekjen më të mirë" për të përmbushur kërkesën e BE dhe nuk e detyron kompaninë t'i përmbahet një afati specifik kohor.

Kontrata e BE me AstraZeneca
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 6138
Lajme të tjera
-
Varhelyi takohet me Jorida Tabakun: Diskutuam për hapat e ardhshme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE
23 Mars, 12:01
-
Shefi i diplomacisë hungareze kërkon përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së
23 Mars, 09:27
-
Kompania norvegjeze i bashkohet skemës së BE-së për gazin me synimin e kontratave afatgjata
17 Mars, 17:18
-
Borrell: Ndryshimet kushtetuese i hapin rrugë anëtarësimit të Shkupit në BE
17 Mars, 15:26
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale, urdhër-arresti për Vladimir Putin, akuzohet për krime lufte në Ukrainë! Kievi: Vendim historik, ky është vetëm fillimi! Moska: Letër higjienike
17 Mars, 07:10
-
Borrell: U pezulluan 'pasaportat e arta'! Rama: Nëse Gjykata Europiane vendos kundër, çështje e mbyllur! Mund të anëtarësohemi në BE brenda dekadës
16 Mars, 08:57
-
Kurti vizitë në Strasburg, kërkon mbështetjen e PE-së për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE
15 Mars, 10:36
-
Borrell dhe Varhelyi sot në Tiranë për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit! Ja rekomandimet e BE-së për Shqipërinë
15 Mars, 07:00
-
Borrell dhe Varhelyi nesër në Tiranë për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit! Zbardhen rekomandimet e BE-së për Shqipërinë
14 Mars, 11:27
-
PE publikon projekt-rezolutë për Shqipërinë! Vlerësohet lufta kundër krimit dhe reforma në drejtësi! Kritika për pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale
13 Mars, 19:56
-
Instituti i Studimeve të Paqes: Europa armatoset fuqimisht
13 Mars, 09:34
-
BE e SHBA duan të krijojnë aleancën për lëndët e para
12 Mars, 08:06