Pandemia tregoi se evropianët mund të bëhen së bashku dhe të tejkalojnë vështirësitë, ka deklaruar kështu Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian para Parlamentit të BE -së.
"Nëse reflektoj mbi vitin e kaluar dhe gjendjen e Bashkimit Evropianit unë shoh një shpirt të fortë në gjithçka që bëjmë. Në krizën kryesore globale të shëndetit ne jemi bashkuar për të siguruar që të gjitha skajet e Evropës të kenë vaksina dhe ne kemi vazhduar me brezin e ardhshëm të BE -së dhe me marrëveshjen e Gjelbër. Ne kemi vepruar si një Evropë e bashkuar dhe mund të jemi krenar për këtë ", tha Von der Leyen.
Von der Leyen nënvizoi se prioritet i unionit është shpërndarja e vaksinave duke bërë me dije se deri në mesin e vitit të ardhshëm në vendet me të ardhura të ulëta do të shpërndahen 200 milionë doza.
“Të mos shndërrohet në një pandemi e të pavaksinuarve. Duhet të marrim masa për të përballuar një tjetër situatë të rëndë shëndetësore, sepse kemi mjetet e duhura shkencore”, u shpreh presidentja para euro deputetëve.
Në përpjekje për të treguar edhe njëherë mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Von Der Leyen ka theksuar se do të mbajë një vizitë zyrtare brenda këtij muaji.
“Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen evropiane. Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit. Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në,” ka thënë Von der Leyen.
Në anën tjetër presidentja e Komisionit Evropian ka theksuar se ndihmat për afganët do të shtohen ndjeshëm.
"Ne jemi pranë afganëve. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur rrezikun e një krize urie dhe një katastrofe humanitare. Për këtë ne do të rrisim ndihmën tonë për Afganistanin me 100 milion euro, pjesë e një pakete të re mbështetëse për" Afganistanin " Me njoftoi presidenti.
Von der Leyen ka paralajmëruar gjithashtu një deklaratë të përbashkët BE-NATO deri në fund të vitit. Ajo nënvizoi se Evropa ka nevojë për një shpirt, një ideal dhe dëshirën e politikes për t’i shërbyer këtij ideali.