Presidentja e Kroacisë: Do t’i jap Macronit fanellën e kampionëve të rinj të botës

Presidentja e Kroacisë: Do t’i jap Macronit fanellën e kampionëve të rinj të botës

Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Emanuel Macron

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka konfirmuar se do të jetë të dielën pasdite në Moskë, për të ndjekur finalen e Kupës së Botës me Francës dhe Kroacisë.

Në një intervistë ajo ka deklaruar se mezi po e pret këtë ditë, për të qenë në stadium dhe për të festuar bashkë me fansat e lojtarët në fushë.

“Jam shumë e lumtur dhe nuk e di se si do ta shtyj deri ditën e diel. Mezi po e pres këtë finale të madhe”, - u shpreh presidentja kroate, që është kthyer në një personazh të njohur në këtë Botëror me praninë e saj në takimet finale të turneut.

Më tej, Grabar-Kitarovic u shpreh se si do që të shkojë, për Kroacinë ky është një triumf. “Pavarësisht rezultatit që do të arrihet të dielën në stadium, ne do të jemi fitues. Por jam e bindur se do të jemi kampionët e rinj të botës në futboll. Jam e sigurtë”, tha presidentja e Kroacisë.

Ajo ka konfirmuar gjithashtu se, ashtu siç ka vepruar me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeminstren britanike Theresa May, ka gati “dhuratën” edhe për presidentin francez, Emanuel Macron.

“Do të jem në finale jo vetëm si politikane e presidente, por edhe si tifoze e Kroacisë, si një person që ka luajtur futboll kur ka qenë fëmijë. Do t’i jap fanellën e Kroacisë edhe Macron, fanellën e kampionëve të rinj të botës”, - tha Grabar-Kitarovic.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez