Presidentja e MEK: Populli iranian është gati për përmbysjen e regjimit tani më shumë se kurrë më parë! Pense: Presidenti Raisi një vrasës brutal i masave

Presidentja e MEK: Populli iranian është gati për përmbysjen e regjimit tani më shumë se kurrë më parë! Pense: Presidenti Raisi një vrasës brutal i masave

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

TIRANË- Të enjten më 28 tetor 2021, një samit dypartiak diskutoi rreth impaktit të presidencës së Ebrahim Raisi-t tek pozicioni sfidues që Teherani ka ndërmarrë përballë bisedimeve bërthamore dhe në ndërhyrjet e vazhdueshme në rajon. Samiti diskutoi gjithashtu mbi rolin e Raisi-t në masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), iu bashkua online kësaj konference, ku u shpreh se Raisi duhet të ndiqet penalisht sa më shpejt, pa humbur kohë.

"Raisi duhet të ndiqet penalisht tani dhe jo më vonë. Kjo konferencë po zhvillohet në kohën e duhur. Regjimi është i përmbytur nga shumë kriza për të cilat nuk ka zgjidhje. Jeta e përditshme e popullit po përkeqësohet. Themelet ekonomike janë shkatërruar. Në 2021-in, inflacioni në Iran ka arritur në 50 përqind, dhe papunësia është në rritje.Krahas kësaj, duke patur parasysh protestat mbarëkombëtare që po zhvillohen pothuajse nga çdo sektor i shoqërisë iraniane, dhe veprimtaritë e Njësive të Rezistencës, regjimi ka frikë se edhe një incident i vogël mund të shërbejë si shkëndijë e një kryengritjeje madhore. Me pak fjalë, populli iranian është gati për përmbysjen e regjimit tani më shumë se kurrë më parë.

Është koha që komuniteti ndërkombëtar të mbajë anën e popullit iranian dhe dëshirës së tij për ndryshim. Pra, duhet bërë e qartë se: ndryshimi i regjimit në Iran, nga populli iranian dhe Rezistenca e tij, është i pashmangshëm, dhe asgjë nuk mund ta parandalojë atë. Është koha që edhe bota ta njohë këtë fakt. Populli i Iranit pret që qeveritë e ndryshme, duke përfshirë SHBA-në dhe qeveritë europiane, ta rishikojnë politikën e tyre ndaj Iranit dhe të mbajnë anën e popullit iranian,” shtoi ajo.

Nga ana tjetër, në fjalimin e tij, Zëvendës Presidenti Mike Pence konfirmoi se kanë mbështetjen e SHBA-së, e ndërsa u bashkua me Rajavi mbi qëndrimin për presidencën e Ebrahim Raisi.

 “Mund ta them me siguri që populli amerikan e mbështet qëllimin tuaj për të themeluar një republikë iraniane laike, demokratike, jo-bërthamore, e cila e merr pushtetin nga pëlqimi i të qeverisurve. Raisi është një vrasës brutal i masave, përgjegjës për masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë. Përzgjedhja e tij si president ka për qëllim ta shtypë disidencën brenda vendit dhe ta detyrojë përmes frikës popullin iranian që të heshtë. Ne qëndrojmë pa asnjë dyshim në anën e popullit iranian dhe Rezistencës së tij. Ekziston një alternativë – një alternativë e mirë-organizuar, plotësisht e përgatitur, me kualifikimet perfekte, dhe e mbështetur nga populli, e quajtur MEK. MEK, e udhëhequr nga Maryam Rajavi, është e përkushtuar ndaj demokracisë, të drejtave njerëzore, dhe lirisë për çdo qytetar të Iranit. Znj. Rajavi është frymëzim për botën. Plani me Dhjetë Pika i Maryam Rahavi-t për të ardhmen e Iranit do të garantojë lirinë e shprehjes, lirinë e grumbullimit, dhe lirinë e çdo iraniani për t’i zgjedhur vetë udhëheqësit e vet. Lëvizja e rezistencës në Iran nuk ka qenë kurrë më e fortë se sot. Njësitë e Rezistencës në Iran janë qendra e shpresës për popullin iranian. Ato janë motori i ndryshimit nga brenda vendit gjatë kryengritjeve dhe protestave të vazhdueshme. Në të dyja partitë politike, populli amerikan qëndron pa asnjë dyshim në anën e popullit iranian dhe Rezistencës së tij" tha Pence.

Lidhur me Ashraf 3 në Shqipëri, Gjenerali James Conëay tha "ata janë heronjtë e tij".

 “Më kanë thënë se sot do të transmetohemi live dhe shpresoj vërtet të jetë kështu pasi dua t’i përshëndes e t’u uroj më të mirën njerëzve në Ashraf 3, të cilët në njëfarë mënyre janë heronjtë e mi. Gjashtë vite më parë, pas masakrave në Ashraf dhe në Kampin Liberty, shumë vende të botës shprehën zemërimin e tyre, disa dërguan letra, por një vend bëri diçka konkrete për këtë, dhe ky ishte kombi i madh, Republika e Shqipërisë. Ata u dhanë mirëseardhjen dhe u thanë këtyre njerëzve: ejani këtu, bashkohuni me ne, jetoni në paqe e liri, dhe 2500 nga bashkatdhetarët tuaj zgjodhën ta bënin këtë", u shpreh Conway.

Senatori Lieberman bëri thirrje që  Raisi të arrestohet dhe të gjykohët për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid

“Regjimi iranian ka ekzekutuar 30,000 fëmijë të Zotit në 1988-ën vetëm pse ishin anëtarë të MEK. Jemi krenarë që sot nderojmë kujtimin e tyre dhe do të luftojmë derisa ta arrijmë qëllimin tonë.” “Në vend të marrjes së postit të presidentit të një kombi të madh si Irani, Raisi duhet të arrestohet, të dërgohet në Hagë, dhe të gjykohet për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid,” shtoi ai.

Folësit në këtë event mbështetën planin me 10 pika të zonjës Maryam Rajavi për një republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamore në Iran, e cila të promovojë paqen në Lindjen e Mesme e përtej saj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja