
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka zhvilluar një vizitë në Kiev, ku është pritur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky
Metsola nënvizoi se “e ardhmja e Ukrainës është si anëtare e Bashkimit Europian” dhe BE-ja do ta shoqërojë vendin gjatë gjithë këtij procesi.
"E ardhmja e Ukrainës është si anëtare e Bashkimit Evropian. Ne do të ecim deri në fund me ju", ka shkruar ajo në profilin e saj zyrtar në Tëitter.
Zelensky kërkoi që negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE që këtë vit
“Ukraina synon të përfundojë zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE këtë vit”, konfirmoi Presidenti Zelensky gjatë takimit me Metsola.
Lajmi kryesor:
Lufta/ NATO: Më shumë se 200,000 ushtarë rusë të vrarë! Rusët po i afrohen Bakhmutit, Kievi: Nuk ka rënë akoma, luftime në rrugë!






