Presidentja e Senatit të Holandës: Shqipëria ka mbështetjen tonë për hapjen e negociatave
Ankie Brokers-Knol dhe Gramoz Ruçi
Gjatë një takimi me delegacionin shqiptar në Holandë të kryesuar nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, presidentja e Senatit të Holandës Ankie Brokers-Knol, u shpreh se dy vendet i lidh një miqësi e fortë dhe e bashkëpunimit për paqen dhe progresin.
Ajo deklaroi se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Holandës për hapjen e negociatave. Ankie Brokers-Knol tha se është e impresionuar nga arritjet e Shqipërisë në reformën në drejtësi dhe në vetting.
“Aktualisht marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira dhe më një perspektivë akoma më të mirë. Jam e impresionuar nga vullneti dhe arritjet e Shqipërisë në reformat, sidomos reformës në drejtësi dhe vettingut, për të cilën kontribuojnë edhe ekspertët holandezë. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë vende europiane dhe unë jam e bindur për perspektivën europiane të Shqipërisë. Nisja sa më shpejt e negociatave nuk është vetëm në interesin e Shqipërisë, por edhe të BE-së. Për këtë keni mbështetjen tonë”, tha Znj. Brokers-Knol.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi , në fjalën e tij, u shpreh se jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, në Senatin e Holandës së Rembrandit, Van Gogut, Krujfit, Van Bastenit, mirëqenies, demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, për të shpjeguar arritjet tona në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Europian, në qershor 2018, si kushte për hapjen e negociatave në qershor 2019. Jemi këtu, tha Ruçi, për të thënë që detyrat e shtëpisë i kemi realizuar plotësisht.
Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se perspektiva europiane e Shqipërisë të mos dëmtohet nga interesat e fuqive joeruopiane, të cilat kërkojnë të devijojnë perspektivën europiane të rajonit.
Të dy delegacionet shkëmbyen mendime mbi situatën politike në Shqipëri, arritjet konkrete në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Europian, zhvillimet dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe rolin e Shqipërisë, si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon e më gjerë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
46.3%
-
Gafë
49.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 4105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
Ministri Taulant Balla e nis ndryshe vitin e ri! 1 janarin e 2025-ës e kalon duke luajtur futbollin 'me çunat e lagjes' te sheshi
1 Janar, 21:41
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor 2024, 12:17
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor 2024, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor 2024, 17:10
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor 2024, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor 2024, 14:33
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor 2024, 12:51
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Balla pret Presidentin e Institutit Italian për Kujdesin e Punëtorëve, në fokus të drejtat e punëmarrësve shqiptarë në Itali
6 Dhjetor 2024, 14:23
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07